Kryeministri inauguron rrugën Transballkanike që vlonjatët e quajnë rruga e deputetit të PD
Berisha: Rruga Transballkanike, arterie jetike për Vlorën
Rruga Transballkanike ka qenë pjesa e fushatës elektorale të kryeministrit Berisha. Rruga në fjalë megjithëse ka disa vite që ka filluar punë, u inaugurua dje nga kryeministri i vendit. Qytetarët e Vlorës e quajnë rruga e deputetit pasi këtë rrugë e ka marrë në ndërtim një nga deputetët e PD, të cilën ja dha për shpërblim kryeministri i vendit. Ashtu si në gjithë Shqipërinë, investimet e bëra me lekët e taksapaguesve shqiptarë janë marrë nga njerëzit e afërt të kryeministrit Berisha, nëpërmjet tenderëve fiktivë. Edhe ditën e djeshme kryeministri i vendit në kuadër të fushatës elektorale inauguroi rrugën Transballkanike të cilën e tenderoi vetë dhe fitoi vetë. Kryeministri Berisha njëkohësisht dhe kreu i Partisë Demokratike, në vijim të turit të tij elektoral është ndaluar në qytetin e Vlorës ku ka inauguruar përfundimin e punimeve në rrugën Transballkanike, të cilën e konsideroi premtim të mbajtur të qeverisë shqiptare. Kryeministri e vlerësoi rrugën, një arterie jetike për Vlorën, pasi e mbron qytetin nga qarkullimi i mjeteve të rënda, që kushtëzohet nga porti. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se rruga është ndërtuar sipas të gjitha parametrave moderne, bashkëkohore, duke e bërë atë të lakmueshme për çdo metropol. Në fjalën e tij përshëndetëse kreu i qeverisë e konsideroi këtë rrugë një eveniment jashtëzakonisht të rëndësishëm për qytetin e Vlorës, një autostradë ndër më të gjerat në Shqipëri, në mos më e gjera në vend. Kjo rrugë ka dy aspekte, socialistët e premtuan, prenë shirita dhe mashtruan, ndërsa ne e premtuam dhe e ndërtuam. Unë kam besim të madh se çdo qytetar i Vlorës di të bëjë dallimin, nën kthjelltësinë e diellit. Vlora ta gëzojë këtë bulevard të mrekullueshëm, të cilit i është lënë në mes edhe traseja për ujësjellësin, nënvizoi ai. Sipas tij, bulevardi jep Vlorës një nga aspektet më madhështore të saj dhe gjërat e mëdha bëhen me një rend, duke përmendur këtu realizimin e parkut energjetik, parkun industrial, universitetin modern, ku përmendi edhe ngritjen e një aeroporti. Po ashtu, kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij ka premtuar se katër vitet që vijnë janë vitet e zhvillimit të fuqishëm, janë vitet e zhvillimit më të fuqishëm të Vlorës, ndoshta më të fuqishëm se të çdo qyteti tjetër, në Shqipëri, në brigjet e deteve, sepse këtu nis porti gjigand. Porti do të bëhet dhe ky është vendim absolut, i pandryshueshëm, me koncesion apo fonde të buxhetit, porti do të bëhet dhe Vlora do ta ketë atë. Rruga që inauguruam do të ketë çdo gjë ultramoderne. Kjo është një rrugë e lakmueshme për çdo metropol. Edhe ndërtimet anash saj janë vërtetë të bukura. Ndërtimet në Vlorë kanë një meritë se i janë përmbajtur ndërtimeve të qyteteve bregdetare dhe e zbukurojnë atë, duke i dhënë pamjen e një qyteti të mrekullueshëm, vijoi Berisha. Rruga Transballkanike është e gjatë 2, 5 km, dhe vlerë 725 milion lekë, por është një arterie jetike për qytetin e Vlorë, pasi e mbron qytetin nga i gjithë transporti i rëndë që diktohet nga porti. Ndërsa po ditën e djeshme, gjatë ndalesës së tij në Orikum, kryeministri Berisha ka premtuar shndërrimin e këtij vendi në një qendër të fuqishme evropiane. Në vijim të vizitës në qytetin e Vlorës, kryeministri Berisha inauguroi unazën e re të Orikumit investim me vlerë 1, 2 milion dollarë. Duke e cilësuar Orikumin një bizhu në brigjet e Shqipërisë, kryeministri u shpreh se tashmë Orikumi po kthehet në identitet. Ky është Orikumi që po ndërtojmë, Orikumi një bizhu e vërtetë në brigjet e Shqipërisë, i cili po kthehet në identitet, një qendër e fuqishme evropiane. I tillë ka qenë që në kohëra dhe i tillë po bëhet, nënvizoi kreu i qeverisë. Më pas, kryeministri Berisha inauguroi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare Balill Prelari së bashku me shtesën e re të shkollës, investim me vlerë 43 milion lekë. Duke vizituar mjediset e reja dhe bashkëkohore të mësimdhënies, kryeministri u shpreh se kjo shkollë e pajisur me laboratorë të ndryshëm dhe kabinet modern informatike, do të përballojë më së miri, sipas standardeve evropiane, nevojat për shkollim të fëmijëve të zonës. Në bashkëbisedimin me nxënësit, kreu i qeverisë Berisha u premtoi atyre, se shumë shpejt, ata do të kenë mundësi të navigojnë në internet, jo vetëm në shkollë, por edhe në shtëpitë e tyre.