E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezha prej 8 orësh pa energji, nuk aplikohet për karta

Qyteti i Lezhës prej 8 orësh nuk furnizohet me energji elektrike. Shkak për këtë, sipas Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është bërë një defekt në rrjet. Për pasojë kjo situatë ka shkaktuar anomali edhe në procesin e aplikimit të qytetarëve për kartat e identitetit. Ky defekt ka bërë që puna të ndërpritet e si rrjedhojë shumë qytetarë të qëndro9jnë të presin për të kryer këtë proces. Ndërkohë mësohet që edhe gjatë mëngjesit të sotëm në qytetin e Lezhës ka pasur radhë të gjata për të kryer këtë proces, pasi në këtë qytet funksionon vetëm një pikë aplikimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›