KZQ, hedh shortin për anëtarin e 3 dhe të 4 të GNV, fiton partia e Milos dhe e Gjinushit

PS nuk plotëson kuotën për përfaqësimin e grave në KQZ
Gjatë mbledhjes së djeshme të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u hodh shorti për përcaktimin e partisë politike e cila do të propozojë anëtarin e tretë dhe të katërt në grupet e numërimit të votave. Në short morën pjesë 8 parti të vogla parlamentare, të ndara në dy grupe, shumicë parlamentare dhe pakicë parlamentare. Nga hedhja e shortit rezultoi se Partia Demokristiane do të ketë anëtarin e tretë në të gjitha grupet e numërimit në 23 Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, ndërsa përfaqësuesit e Partisë Demokracia Sociale do të numërojnë votat në 22 KZAZ. Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Agrare Ambientaliste do të kenë anëtarin e tretë në të gjitha grupet e numërimit të votave, përkatësisht në 16 KZAZ secila, ndërsa Partia Social Demokrate dhe Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të numërojnë votat përkatësisht në 18 dhe 15 Komisione Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve. Për dy partitë e tjera, Partia Republikane dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, shorti ka rezultuar i pafat, pasi do të kenë përfaqësi të ulët në grupet e numërimit të votave, në 11 dhe 12 KZAZ. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim, një ndër akuzueset më të mëdha për vjedhjen e votave në këto zgjedhje, nuk do të ketë mundësinë e dëshiruar për të qenë pjesë e numërimit të tyre. Fati ka dënuar LSI duke i rezervuar një numërim më të vogël nga të gjithë partitë e majta, të anëtarëve në grupet e numërimit të votave, vetëm 12 nga 66 të mundshëm. Demokracia Sociale e Paskal Milos do të ketë përfaqësinë më të lartë në këtë proces me 21 anëtarë, e pasuar nga Partia Socialdemokrate e Gjinushit me 19 dhe PBDNJ e Dules me 14 të tillë. Vendimi për shortin e hedhur gjatë ditës së djeshme, do të merret në mbledhjen e sotme, ditë në të cilën do të shqyrtohet edhe raporti i dytë i Bordit të Monitorimit të Medias. Edhe mbledhja e djeshme nuk kaloi pa debate. Përfaqësuesi i socialisteve në KQZ, Genci Gjonçaj, i kërkoj kryetarit të KQZ, Arben Ristani, listën e plotë të anëtarëve të KZAZ, të cilët kanë marrë vërejtje disiplinore në zgjedhjet e mëparshme. Ndërsa kreu i KQZ, i gjendur përballë një kërkese të vështirë, i kërkoi Gjonçajt, që PS të plotësojë kuotën e grave në KZAZ. Ndërkaq, po merren masa që rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit të dalin në kohë rekord. Si rrjedhojë dy agjenci për administrimin e zgjedhjeve, konkretisht agjencia ECA dhe KRIIK, kanë nisur një projekt për të monitorojnë online numërimin e fletëve të votimit. Agjencia për aderimin e zgjedhjeve dhe organizata KRIIK nën financimin e USAID do shpallin në kohë reale rezultatin, paralel më parë se KQZ. 450 vëzhgues të këtyre organizatave do të përcjellin me anë të celularit, numrin e votave për çdo parti ose koalicion, emrat e kandidatëve ose aleancave fituese. Nuk ka për qëllim që veprimtaria e tyre ti mbivendoset veprimtarisë institucionale të KQZ, ECA dhe KRIIK nuk do të bëjnë as më shumë dhe as me pak atë që bëjnë partitë politike shqiptare, dhe as më shumë dhe as me pak atë se çfarë është në të drejtën dhe detyrë e vëzhguesit të zgjedhjeve, shprehet Ilirian Celibashi, Drejtues i ECA. Ndër drejtuesit e projektit, Ilirjan Celibashi, thotë se megjithatë rezultati i saktë do të jetë ai i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ne do te marrim informacion në kohë reale mbi funksionimin e procesit të numërimit të fletëve të votimit, në të gjitha vendet e numërimit të votave, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Transmetimin e të dhënave në qendrën e përpunimit të tyre, përpunimi i tyre bëhet në mënyrë automatike. Secili prej operatoreve, vëzhguesve do të marrë të dhënat mbi rezultatin e numërimit të fletëve të votimit për çdo qendre votimi, do të jetë e lidhur më këtë pajisje, dhe automatikisht kjo pajisje, nëpërmjet një sistemi GPRS do të transmetojë këtu në qendër ku bëhet përpunimi i tyre në mënyre automatike, vijon Celibashi. Do të jenë gjashtë vëzhgues për çdo qendër numërimi votash, të cilët do të mbulojnë këtë proces në ditën e votimit por dhe më pas. Ndërsa, presidenti i organizatës KRIKK Albania, Premto Gogo, gjatë një konference të posaçme për këtë, u shpreh se ky projekt mbështetet financiarisht nga USAID, dhe ka si qëllim rritjen e transparencës në procesin e numërimit të votave dhe garantimin e një besimi më ta madh të publikut në këtë proces. Për realizimin e këtij procesi ECA dhe KRIIK kanë rekrutuar 450 vëzhgues të cilët do të akreditohen në KQZ, posaçërisht për vëzhgimin e procesit të numërimit. Do të ketë 6 vëzhgues që do të vendosen në secilën prej 66 vendeve të numërimit të votave duke mbuluar kështu të gjithë territorin e vendit, përfundoi presidenti i organizatës KRIKK Albania, Premto Gogo.