Prefekti i Beratit: Kartat e identitetit, drejt përfundimit
Në një deklaratë për shtyp në paraditen e djeshme, prefekti i Beratit Kostandin Lefta, ka pohuar publikisht se procesi i aplikimit të kartave të identitetit në prefekturën e Beratit është drejt përfundimit. Madje po gjatë konferencës për shtyp, kreu i prefekturës u ka bërë thirrje qytetarëve që të paraqiten në zyrat ku kanë aplikuar për kartat e identitetit dhe ti tërheqin ato pasi mos paraqitja e tyre dhe mos tërheqja e kartave të identiteti nga zyrat e aplikimit ka bërë që të krijohen stoqe me letërnjoftime të reja.
Për të argumentuar thënien e tij, prefekti Lefta u është referuar shifrave të nxjerra nga 25 zyrat e aplikimit në të gjitha njësit vendore të tre rretheve të Beratit, Kuçovës dhe Skraparit. Sipas tij, deri tani kanë aplikuar 35267 persona pa pasaportë ose 93 % e numrit të personave pa një kartë identitetit. Sipas të dhënave zyrtare deri tani në 25 njësit vendore janë edhe 2667 persona pa aplikuar që sipas pohimeve të zyrave të aplikimit nëse këta persona do të paraqiten, ky proces përfundon për tre ditë duke filluar nga nesër. Pra, tani është tepër e vështirë të pajisem me kartën e identitetit para zgjedhjeve, ato qytetarë që nuk kanë aplikuar ende. Por njësit e aplikimit për karta të identitetit nuk kanë ngelur në vend numra ka pohuar prefekti i Beratit Kostandin Lefta në fakt në 25 zyrat e aplikimit për karta të identitetit janë paraqitur për aplikim 73 415 qytetar me dhe ka pasaportë dhe 49 mijë prej tyre kanë marrë karta të identitetit. Në këtë moment gjej rastin që nëpërmjet medias të shkruar dhe asaj vizive ti bëjë thirrje personave që kanë aplikuar dhe ende nuk janë paraqitur për të marrë kartat pranë zyrave të aplikimit të shkojnë ti marrin se ato janë prodhuar Brenda afateve ligjore. Sipas prefektit të Beratit në 25 zyrat e aplikimit janë krijuar 15 547 stoqe me karta të cilat presin që të tërhiqen nga aplikuesit, u shpreh prefekti Lefti gjatë fjalës së tij. Më tej, ai u shpreh se për tu ardhur në ndihmë qytetarëve të cilit do të tërheqin kartat i lajmërojmë se zyrat e aplikimit do të jenë të hapura me një orar zyrtar nga ora 08.00 e mëngjesit deri në orën 22. 00 të mbrëmjes. Gjithsesi duke parë ritmet e personave që vazhdojnë të pajisen me karta identitetit pranë zyrave të aplikimit jemi të bindur se ky proces do të kryhet Brenda afateve ligjore dhe se të 165.153 votuesit do të kenë mundësin e votimit në 28 qershor në ditën e votimeve, ka përfunduar kreu i prefekturës Berat, Kostandin Lefta.