E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poni: Ja shifrat e aplikimit dhe pajisjes me karta identiteti

Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni bëri të ditur se kanë aplikuar deri dje për letërnjoftimet elektronike 1.306.842 qytetarë. Poni paraqiti në një konferencë shtypi ecurinë e procesit të pajisjes së shtetasve me letërnjoftim elektronik. Bazuar në informacionin e marrë deri  me datë 09 Qershor 2009 informacioni mbi procesin e aplikimit për letërnjoftime elektronik është si më poshtë, deklaroi ai. Numri total i aplikimeve 1.306.842, nr. i aplikimeve me 09.06.2009 15.481, nr. total i letërnjoftimeve të prodhuara 1.187.378, nr. total i letërnjoftimeve të shpërndara pranë Zyrat e Gjendjeve Civile 1.160.844, nr. total i letërnjoftimeve të tërhequra nga qytetarët është rreth 850 mijë, nr. total i letërnjoftimeve të tërhequra me 09.06.2009 23.086.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›