E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri ngushëllon familjen Zargoçani

Kryeministri Berisha i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së gazetares Erma Zargoçani, e cila u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 30-vjeçare. Në mesazhin e ngushëllimit, Kryeministri shprehet: "Të dashur familjarë dhe të afërm të Erma Zargoçanit, mësova me pikëllim të thellë ndarjen nga jeta të bijës suaj të shtrenjtë, gazetares Erma Zargoçani, e cila humbi jetën pas një sëmundjeje të rëndë. Vdekja e parakohshme e njeriut tuaj të shtrenjtë, e gazetares së talentuar të ekonomisë, Erma Zargoçani, është një humbje e madhe për familjen e saj, të afërmit, por edhe për të gjithë kolegët e saj gazetarë. Ju shpreh ju dhe të gjithë njerëzve të saj të dashur ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe lutem që të gjeni forcën për të përballuar dhimbjen e madhe për vdekjen e njeriut tuaj të shtrenjtë. Me respekt, Sali Berisha". Zargoçani ka punuar si gazetare ekonomie në disa nga të përditshmet shqiptare dhe në televizion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›