E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri pret në një takim sekretarin e Përgjithshëm për “Waqf Affairs”

03-12-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Berisha: Lehtësi për operimin e biznesve kuvajtiane në Shqipëri

Kryeministri Berisha takoi dje sekretarin e Përgjithshëm për “Waqf Affairs” i Kuvaijtit, zotin Mohammed A. Al-Jalahma dhe Drejtorin Rajonal të “Kuwait Joint Relief Committee”, z. Ibrahim El Faki. Kryeministri Berisha shprehu falënderimet për mbështetjen që qeveria e Kuvajtit i ka dhënë vendit në fusha të ndryshme, si dhe vlerësoi kontributin personal të z. Al-Jalahma në këtë mbështetje. Kryeministri theksoi edhe ndihmën e vyer të qeverisë dhe z. Al-Jalahma në ndërtimin e Qendrës Rajonale të Autizmit dhe kontributin e vazhdueshëm në përmirësimin e situatës së autizmit në Shqipëri. Z. Jalahma, duke vlerësuar ndryshimet e mëdha pozitive që ka bërë vendi, falënderoi qeverinë shqiptare, e cila ka krijuar lehtësi në operimin e bizneseve kuvajtiane në përgjithësi. Ai vlerësoi edhe Qendrën e re të Autizmit, e cila, u shpreh ai, duhet të jetë qendër për të gjithë rajonin. Kryeministri, duke vlerësuar, ndër të tjera, dhe kontributin e grupit Al-Kharafi, shprehu interesin për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shtimin e investimeve kuvajtiane në vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›