E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplas makinën mbi çati, bie në banjë



Një shofere e mahnitur nga bukuria e maleve në Itali, ka përfunduar duke parkuar makinën e saj të tipit “Fiat panda” mbi një çati. Maria Rizzo, 34 vjeçe, kishte ndaluar për të admiruar peizazhin malor në Alassio të Italisë veriore, por kishte harruar të vinte frenat e dorës. Ajo ishte përqendruar kaq shumë të fotografonte peizazhin, dhe të gjente vendet më të bukura me kamera, saqë nuk e vuri re fare që makina e saj kishte nisur të rrotullohej nëpër kodër. Makina u përplas në një barrierë dhe përfundoi mbi çatinë e një vile aty pranë. Shoferja përfundoi në tualetin e shtëpisë. Një zëdhënës i policisë, sipas “The Sun”, tha se “Për fat të mirë në atë kohë nuk kishte njeri në shtëpinë me çatinë ‘e stolisur’, kështu që nuk është lënduar askush”, por pronarët e shtëpisë kanë gjetur një surprizë të bukur kur janë kthyer në shtëpi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›