Obeziteti humb jeten i denuari Shpetim Karadakliu

Peshonte 232 kg kishte problem ne levizjet e gjymtyreve. U hetua dhe gjykua ne gjendje te lire per shkak te mbipeshes
Nje i denuar ka humbur jeten ne ambientet e spitalit Nene Tereza ne kryeqytet per shkak te obezitetit. Behet fjale per te denuarin Shpetim Karadakliu i cili vuante nga mbipesha dhe kishte shkuar per kurim me urgjence ne ambientet e ketij spitali. Sipas burimeve nga spitali pasha e ketij te denuari ishte mbi dy kuintale ndersa ky ka qene edhe shkaku qe ndonese i denuar ky shtetas mbahej nen vezhgim ne spitalin e qytetit te Shkodres. Fakti konfirmohet per gazeten Standard edhe nga burgjet sipas te cilave 37-vjecari humbi jeten per shkak te mbipeshes pasi peshonte rreth 232 kg. Akuza per te cilen mbahej nen vezhgim nga policia pas arrestimit ishte tentative vrasje ndersa arrestimi mesohet te jete bere me 3 shkurt te ketij vitit ne Shkoder. Por pavaresisht ndalimit dhe nje vendimi te formes se prere qe e denonte me 4 vite burg strukturat perkatese kane qene ne nje veshtiresi te madhe per te percaktuar vendin se ku ky shtetas duhej te vuante denimin e gjykates. Shkak ashtu sic edhe e permendem ka qene mbipesha e tij mbi dy kuintale dhe problemet qe kishte ai me gjymtyret dhe pamundesia per te krijuar kushte ne qelite e burgut per kete kategori personash.
Arrestimi
Shpetim Karadakliu 37 vjec nga Shkodra eshte ndaluar nga policia me 3 shkurt te ketij viti pasi ekzistonte nje urdher ekzekutimi ndaj tij. Me vendim te formes se prere Gjykata e Apelit ne Shkoder e ka denuar kete shtetas me 29 mars te vitit 2010 me kater vite burg per akuzen vrasje e mbetur ne tentative. Ky shtetas mesohet te jete hetuar dhe gjykuar ne gjendje te lire per kete akuze per shkak te kushteve shendetesore ne te cilat ndodhej. Sipas mjekeve 37-vjecari krahas disa semundjeve vuan dhe nga psoriaza dhe paraparezis nje semundje lekure si dhe paaftesi per te levizur ekstremet trupore perkatesisht gjymtyret behet fjale per kembet. Me nje mbipeshe te theksuar si dhe me demtime ne nje unaze vertebrale levizja e tij behet e veshtire. Pikerisht per shkak te gjithe ketyre problemeve shendetesore pavaresisht ndihmes mjekesore ne Shkoder dhe kryeqytet dje ky i denuar ka nderruar jete ne spitalin Nene Tereza ne Tirane.
Debatet per kombesine mbledhin 81 shoqata
Debati me i fundit per ndryshimet masive te kombesise ka mbledhur 81 shoqata qe veprojne ne vendin tone me organizatore shoqaten Laberia ndersa i ftuar ka qene edhe numri dy i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu. Ky i fundit eshte shprehur kunder regjistrimit te popullsise mbi baza etnike duke thene se certifikatat jane te pamjaftueshme per te ndryshuar kombesine. Gjate nje takimi te zhvilluar ne ambientet e Muzeut Kombetar e organizuar nga shoqata Laberia Spahiu ka theksuar se ceshtja e ndryshimit te kombesise shqiptare nuk eshte personale por institucionale. Kundershtohet ndryshimi i kombesise kundershtohet sepse kjo nuk vjen ne kundershtim me mbrojtjen dhe garantimin e te drejtave te pakicave etnike ne Shqiperi perkundrazi pakicave etnike ju garantohen te gjitha te drejtat kushtetuese qe parashikohen nga konventat evropiane. Por cdokush duhet te kete te qarte ne kete vend qe te drejtat e pakicave duhet te shtrihen deri atje ku nuk preken interesat e shumices shqiptare ne kete vend - theksoi Spahiu. Me tej ai shtroi se regjistrimi me vetedeklarim nuk vjen vetem ne kundershtim me legjislacionin shqiptar por vjen edhe ne kundershtim te hapur me cdo konvente evropiane por edhe me direktivat qe leshon Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg. Spahiu ka theksuar me tej se Shqiperia fatkeqesisht po kalon ne nje periudhe te veshtire nje periudhe te veshtire te krizes politike. Ne Shqiperi gjithcka eshte bere informate. Por nuk mund te tolerojme qe ne kete Shqiperi informate te lulezoje dhe tregu i zi i ndryshimit te kombesive - tha me tej zevendeskryetari i KLD-se.