Kryeministri uron studentët në Durrës
Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 160 studentëve të parë të Universitetit Aleksandër Moisiu në Durrës. Ai siguroi të rinjtë se investimi për të ardhmen e tyre do të jetë prioriteti kryesor i qeverisë së tij në këto 4 vjet. Duke uruar studentët për këtë hap maturie në jetën e tyre, Berisha tha se do të nxisë partneritetin publik-privat për të përmirësuar cilësinë e universiteteve dhe orientimin e tyre drejt tregut. “Unë ju siguroj se në këtë vend, me probleme jo të pakta, me nevoja të jashtëzakonshme për investime, investimi i të gjitha investimeve mbetet investimi tek ju, të rinjtë shqiptarë”, - u shpreh kryeministri. Në Universitetin Aleksandër Moisiu me rreth 3600 studentë, kryeministri premtoi se do të mbështesë autoritetet për hapjen jo vetëm të Fakultetit të Mjekësisë, por edhe të informatikës, si një prej fushave kryesore nga po orientohet e ardhmja e të rinjve. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që arsimi ynë të përshtatë ofertën e tij me kërkesën e tregut. Këtu qëndron edhe një nga sfidat tona të mëdha. Universiteti i Durrësit është në pararojë dhe në këto tre vjet, ka dëshmuar se është pikërisht ky kufi që synon ta arrijë më shpjet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që universitetet të përshtaten me kërkesat e tregut. Unë ju garantoj se qeveria do të bëjë çdo gjë për krijimin jo të dhjetëra mijërave, por të mbi 160 mijë vendeve pune në vend dhe Durrësi do të jetë një nga gjeneratorët kryesorë të punësimit në vend”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009