E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Humbja për faj të përçarjes jo të sistemit

Autori i Lajmit: red.
Deklarata

Humbja e zgjedhjeve më 28 qershor nuk është për shkak të sistemit por për shkak të përçarjes së të majtës dhe përdorimit së strategjive të gabuara. Ky pohim është bërë dje nga sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami. Duke iu shtuar në këtë mënyrë zërave që kritikojnë strategjinë e gabuar të përdorur nga e majta ai pohoi se formula dhe sistemi nuk kanë pasur asnjë problem, por kush ka ditur t i shfrytëzojë këto të fundit ka fituar zgjedhjet. Komentet e Islamit iu shtohen atyre të Arben Malajt dhe Ben Blushit të cilët kanë qenë edhe më të drejtpërdrejtë në nxjerrjen e përgjegjësive. Këto deklarata janë paraprirë dhe nga ato të aleatëve të PS-së në këto zgjedhje, të cilët kanë fajësuar sistemin por dhe politikën e lidershipit socialist, për humbjen e së majtës.
Deklarata
“Nuk ka aspak rëndësi se PS mund të ketë marrë edhe 10 mijë vota më shumë se sa PD, madje ky argument që ne kemi marrë më shumë vota si parti, por jo si koalicion është një defekt i teknologjisë politike për përdorimin e këtij sistemi. Ky sistem është një sistem që i vendos të gjitha partitë politike dhe koalicionet në kushte të barabarta. Kush e shfrytëzon më mirë atë, arrin të fitojë zgjedhjet”, - tha dje Ilsami. Sipas tij, formula dhe sistemi nuk kanë pasur asnjë problem, por kush ka ditur t i shfrytëzojë këto të fundit ka fituar zgjedhjet. “Ky sistem në një mënyrë ose në një tjetër, duke pasur parasysh përbërjen e elektoratit shqiptar e favorizon të majtën shqiptare. Këtu kam parasysh në të majtë, PS, koalicionin e saj dhe koalicionin e LSI, por jo një të majtë të përçarë, favorizon një të majtë të bashkuar. Kjo është arsyeja tjetër që nuk ka arritur e majta, e para të ketë shumicën në Parlamentin shqiptar dhe e dyta të krijojë një koalicion qeverisës”, - pohon ai. Sipas Islamit, përçarja e së majtës në tërësi dhe defektet në teknologjinë politike kanë qenë arsyet pse koalicioni i majtë nuk mundi të ishte ai që do të qeverisë vendin. “Humbja nuk ka ardhur nga sistemi, por ka ardhur nga aktorë të tjetër të karakterit politik, të përcaktimit të taktikave, të strategjisë, të programit e kështu me radhë”, - shton më tej sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS. Duke u ndalur te formula, Islami ka shpjeguar, se sistemi është ndërtuar në një formë të tillë që koalicioni me në krye PD-në ka marrë 25 mijë vota me shumë në rang vendi sesa koalicioni i kryesuar nga PS. Ndërkohë kjo e fundit si forcë politike, ka marrë rreth 10 mijë vota më shumë se PD në rang kombëtar. Islami është ideatori i formulës së Kodit të ri Zgjedhor çka bën që akuzat për mosfunksionim të sistemit të rëndojnë më shumë tek ai.
Ky lajm është publikuar: 20/07/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›