E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri vlerëson investimet italiane

Panairi i "Fiera Del Levante" ka hapur dje dyert për të interesuarit në fushën e biznesit. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë personalitete të larta të shoqërisë italiane të sferës diplomatike dhe nga biznesi. Në panair merrte pjesë edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili njohu përfaqësuesit e 100 bizneseve me lehtësitë fiskale që ofron vendi ynë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, interesimi i sipërmarrësve italiane ka qenë tepër i madh, duke treguar edhe një herë bashkëpunimin e fortë që kanë dy vendet, sidomos në fushën e ekonomisë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e bizneseve italiane në Shqipëri, të cilat për vite me radhë kanë investuar për të mirën e zhvillimit të vendit. Kreu i qeverisë u dha atyre lajmin e parë se, pas dy javësh Këshilli i Ministrave do të miratojë një paketë të plotë rregullative, që lidhet me sistemin e taksave ndërkombëtare. "Nga 23 taksa nacionale, numri i tyre do të ulet në 6, duke u dhënë mundësi të huajve të rrisin investimet", tha Berisha.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›