Kryeministtri Berisha dhe Kryeministri i Malit të Zi Sturanovic: Ndarja e Kosoves është opsion i papranueshem
Kryeministri Berisha u takua në Nju Jork me Kryeministrin e Malit të Zi Zeljko Sturanovic
Të dy homologët vlerërsuan marëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, në të gjitha fushat dhe u shprehën për zgjerimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm në të ardhmen, veçanërisht në fushën ekonomike, të infrastrukturës etj. Në këtë kuadër, Kryeministri Berisha vlerësoi punimet për rrugën Shkodër- Podgoricë, si dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta në liqenin e Shkodrës dhe mbi lumin e Bunës.
Kryeministri I Malit të Zi Sturanovic u shpreh se mbështet plotësisht përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në Nato dhe vlerëson hapat e ndërrmarra nga qeveria shqiptare në rrugën e reformave. Gjithashtu, Kryeministri I Malit të Zi Sturanovic kërkoi mbështetjen e Shqipërisë, për anëtarësimin me të drejta të plotë të Malit të Zi, në Kartën e Adriatikut 3.
Në takim u diskutua gjithashtu edhe për çështjen e Kosovës, ku të dy palët ranë dakort se opsioni i ndarjes së Kosovës është i papranueshëm dhe se zgjidhja sipas planit Ahtisari është e vetmja zgjidhje që i shërben paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon.