Kryengritja e Postribës: Si u vetëvra në ‘46 Jup Kazazi
Nga Rezarta Delisula
Kanë mundur ta shmangin nga librat e historisë, jo vetëm në vitet e regjimit komunist por edhe në tekstet e ripunuara të këtyre viteve, njeriun që organizoi të parën lëvizje antikomuniste në Shqipërinë e 1946-s, Jup Kazazin. Një histori e dhimbshme, një persekutim 45-vjeçar, një përfundim tragjik për drejtuesin e Ballit Kombëtar në veri të vendit e për ministrin e kabinetit të Mustafa Krujës. Pinjoll i familjes së vjetër shkodrane Kazazi, të parin qëllim që kishte në jetë ishte çlirimi i vendit nga të huajt, kur ai me çetat e tij balliste bënë luftën kryesore në betejën e Reçit, e cila u zhvillua më 30-31 gusht 1943, ku merrnin pjesë dhe forcat legaliste e partizane kundra italianëve e pasi ia arriti kësaj, nuk mund të rrinte duarkryq e të shihte se si komunizmi po terrorizonte popullin e tij. Në shtator të vitit 1946, ai u vu në krye të kryengritjes së Postribës, kundra regjimit komunist. I rrethuar nga forca të shumta, ai u vetwvra mw 1945. Edhe pse kanw kaluar kaq shumw vite, dy fwmijwt e tij Hamzai dhe Liria, janw nw kwrkim tw vendit ku komunistwt groposwn atin e tyre, por askush nuk flet. Ky ishte meraku i nwnws sw tyre, Nasibes, ky wshtw meraku i dy fwmijwve, njw varr pwr njeriun e tyre tw dashur. Po kush është Jup Kazazi, djaloshi rebel që shkuli flamurin italian në mes të Shkodrës, ministri që dha dorëheqjen për dënimin e tre komunistëve dhe pas refuzimit të sovranitetit të Shqipërisë nga Italia, luftëtari që priu legalistë e partizanë në Luftën e Reçit dhe organizatori i të parës revoltë antikomuniste në Evropën lindore...
Studimet në Torino
Duke qenë se i ati i Jup Kazazit, Muharremi ishte ndër parinë e Shkodrës, i vogli mundi të thithte shpejt bisedat mbi nacionalizmin. Në atë kohë nuk diskutohej për diferencime mes forcash politike shqiptare, por për pushtimin e huaj. Natyra e tij luftarake spikati që më 1936-ën, ku ai u gjend në krye të demonstratës popullore kundër italianizmit të Bankës Shqiptare dhe që përfundoi me uljen me forcë të flamurit italian të vendosur në shtizë në ballë të këtij institucioni. Studimet e larta ai i filloi në Beograd në fakultetin Ekonomik, ku zhvilloi veprimtari të hapur kundër politikës shoviniste serbe në tokat shqiptare. Kjo ishte arsyeja që ai s’mundi ta mbarojë shkollën, sepse u dëbua jashtë vendit fqinj. Studimet ai i vazhdoi në Torino në degën Ekonomi-politike, studime të cilat i mbaroi shkëlqyeshëm nën drejtimin e pedagogut dhe ekonomistit të shquar Luigi Einaudi, i cili më pas u zgjodh presidenti i parë i Italisë së pasluftës. Pas kthimit nga Italia, Jup Kazazi iu bashkua forcave nacionaliste shqiptare dhe shpejt u kthye në drejtuesin kryesor të organizatës së Ballit Kombëtar në veri. Në atë kohë, Jupi përktheu librin kritik të Tuçeviçit, “Serbët dhe Shqiptarët”, por ky libër mbeti thjesht dorëshkrim, pasi autori ishte socialist. Ai, si dhe të gjitha sendet e familjes Kazazi u sekuestruan më 1944.
Familja Kazazi
E njohur në Shkodër si një ndër familjet më qytetare dhe atdhetare, është përcaktuar në një ndër familjet e mëdha të qytetit veriperëndimor. “Në të gjithë meshkujt e familjes Kazazi, njihej qytetarisht besa, burrëria, fisnikëria dhe nderi që i karakterizonte deri në flijim të gjithë burrat e fisit”. Kështu i vlerëson ata në librin “Në gjurmët e një ditari”, z. Ahmet Bushati. Babai i Jup Kazazit, Muharrem Agë Kazazi ishte nipi i Hamza Kazazit, luftëtarit të njohur kundra osmanëve. Veç Jupit që ishte i dyti ai kishte dhe katër djem të tjerë. Më i madhi ndër fëmijët, Haliti, kishte kryer studimet në Akademinë Ushtarake dhe kishte marrë gradën kapiten. Zeneli i treti nga djemtë, kishte mbaruar shkollën ushtarake në Athinë e më vonë kishte bërë dhe studime plotësuese në Itali, ndërsa Saiti që ishte mbas tij, ishte lauruar për Jurisprudencë në Itali. Hamiti, si më i vogli ndër vëllezërit, ndërkohë kishte përfunduar gjimnazin dhe ëndërronte që të ndiqte dhe ai rrugën e vëllezërve më të mëdhenj për të vazhduar studimet e larta, pasi të mbaronte lufta, por ai s’mundi kurrë të bënte një shkollë.
Dorëheqja e arkivuar
Pas kthimit nga Italia ku mori doktoratën në Shkenca Politike, Jup Kazazi nisi punë në Ministrinë e Financave si ekonomist. Me propozimin e Xhevat Korçës, ish-profesor i tij dhe mik i familjes, Jupi pranoi të punonte në Durrës e Vlorë, si federal e më vonë zë vend në qeveri, bashkë me Hasan Dostin, dhe kjo jo pa qëllim, por për të luftuar nga brenda. Posti ministror u pranua dhe nga Mit’hat Frashëri. Qeveria e Mustafa Krujës, u formua me propozimin e Jakominit dhe të ministrit të Jashtëm italian, Conte Çiano, dhëndri i Duçes. Është i njohur peticioni i Jup Kazazit e Hasan Dostit, dërguar qeverisë fashiste në Romë për autonominë e Shqipërisë, ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe lirimin e të burgosurve politikë. Përgjigja negative nga qeveria italiane si dhe dënimi me vdekje i tre të rinjve komunistë Hamdi Mëzezi, Nikolla Tupe dhe Ferid Xhajko, bënë që Jupi bashkë me Hasan Dostin të japin dorëheqjen nga detyra. Në Gazetën “Tomorri” të vitit 1945 shkruhet: “Z.Dr. Jup Kazazi, Ministër Sekretar i Partisë, për arsye familjare dha dorëheqjen nga qeverija, dhe vendin e tij e zuni Z.Kol Bib Mirakaj deri tash nënsekretar i Partisë. Ministri i Drejtësisë Hasan Dosti, duke shprehun dëshirën të rihyjë në magjistraturën ku i ka shërbye shtetit për shumë vite me radhë, dha dorëheqjen nga Dikasteri i Drejtësisë dhe u emnue Kryetar i Degës Penale të Diktimit...” Jup Kazazi ndenji në këtë post 6 muaj.
Lufta e Reçit
Pas dorëheqjes, Jupi bashkë me të shoqen shkuan në Shën Naum për pushime, pasi ai e kish vendosur që në të ardhmen, të dilte në mal. Pikërisht ato ditë, ish-ministri mori një propozim nga Ymer Dhishnica për t’u bashkuar me komunistët, por e kishte bërë prej kohësh zgjedhjen me Ballin Kombëtar. Për Jup Kazazin në ato vite kishte rëndësi vetëm sovraniteti i Shqipërisë. E tillë ishte dhe Lufta e Reçit, e cila u zhvillua më 30-31 gusht 1943, pas marrëveshjes së Mukjes, ku të gjitha forcat u mblodhën në një luftë të përbashkët kundër forcave të shumta italianë që arritën të tërhiqen. Sipas shënimeve të atyre që morën pjesë në këtë betejë, luftën kryesore e bënë çetat balliste të komanduara nga Jup Kazazi, forcat e ushtrisë kombëtare të Ulqinit, të udhëhequra nga drejtuesit e Ballit Kombëtar, Fuat Dibra, Zenel Kazazi; forcat legaliste si dhe çetat popullore. Në kronikat dhe shtypin e kohës nuk u tha asnjë fjalë për bashkëpunimin e ballistëve e legalistëve në këtë luftë dhe meritat i morën çetat partizane. E pikërisht në këtë vit nisi dhe gjuetia komuniste ndaj Jup Kazazit dhe krahas tyre, edhe ajo e fashistëve. Më 18 gusht të vitit 1943 lindi vajza e Jupit, Liria. Nacionalisti ishte në mal ndërsa gruaja e tij kërkohej për t’u internuar. Ajo jetonte e fshehur tek Ulqinakët ku ishte e dhënë motra e saj, dhe vajzën e lindi po në atë shtëpi, sepse në spital s’mund të shkonte. Prefektura e Shkodrës i raportonte zyrës politike të Ministrisë së Punëve të Brendshme me shkresën rezervat 396/4 (AQSH, Filmi 1870, nr.4): “Kemi nderin t’ju njoftojmë se operacionet e ushtrisë kundër çetave rebele të Jup Kazazit me shokë kanë filluar më datë 30 të muajit të kaluar, në orën 4 të mëngjesit dhe ushtria u tërhoq më datë 31.8.1943". Në gjithë tekstin e këtij raporti të kohës nuk thuhet asnjë fjalë për luftën e partizanëve kundër ushtrisë. Gjatë vitit 1944, Jupi mbajti lidhje e bashkëpunim me pjesëtarët e misionit ushtarak anglez, Majorin Neal dhe kapiten Haberdin, duke iu kundërvënë çdo bashkëpunimi me forcat okupuese.
Pas çlirimit
Të deklaruar si antikomunistë, pas Çlirimit, vëllezërit Kazazi kishin dy rrugë: Ose të largoheshin jashtë vendit, ose të qëndronin këtu për të luftuar komunizmin. Zgjodhën këtë të fundit, edhe pse nga Liqeni i Shkodrës, përcillnin atdhetarë të tjerë që arratiseshin nga regjimi. Ai përcolli Mit’hat Frashërin, Hasan Dostin me një djalë, Ali Këcyrën me të shoqen e vajzën, Mentor Çokun e shumë të tjerë, ndërsa pesë vëllezërit Kazazi vendosën të qëndronin për të bërë luftën e tyre, por nuk e mendonin kurrë se ishin të dënuar me vdekje nga komunistët. Nisi menjëherë lufta e pushtetit kundra kundërshtarëve politikë. Jup Kazazi, i cili ishte organizator i aksioneve e betejave antikomuniste në Veri, bashkë me të vëllezërit jetonin në ilegalitet. I bindur në zgjedhjen e tij, Jup Kazazi ishte i pari që organizoi kryengritjen e parë antikomuniste pas Çlirimit, kryengritjen e Postribës. Shumë pjesëtarë të familjeve të shquara shkodrane dhe malësore, u bashkuan në një luftë të re, atë kundra komunizmit. Përpjekjet e tyre nisën në fund të vitit 1944. Në organin e Bllokut Indipendent (Organe du Bloc National Independant, Roma, Italy), që botohej në diasporën shqiptare në Itali dhe përhapej në SHBA, me titull kuptimplotë: “L’Albanie Libre”, (nr.54 (64), vol.3, 28 nëntor 1952, fq.3), ndër të tjera lexojmë: “Nji prove e gjallë e veprimtaris së dendun kundra rrezikut komunist asht formimi i Grupit Kombtar Indipendent. Pjestarët e këtij grupi, për t’ia arrijtë ma mirë qëllimit të vet, i propozuen Ballit dhe Legalitetit nji lidhje e nji bashkim të të gjitha forcave antikomuniste. Mbas shum përpjekjesh dhe bisedimesh u ba marreveshja, e cila përfundoi në përpilimin e nji protokolli të nënshkruem nga Kapidan Gjon Marka Gjoni e Sulço Bej Bushati, për Grupin Indipendent, nga Mit’hat Frashëri dhe Lec Kurti për Ballin Kombtar dhe nga Ndoc Çoba e Shefqet Muka për Legalitetin. Marrëveshja u pagzue “Lidhja e Shkodrës”. Çetat për rrethin e Shkodrës drejtoheshin nga Jup Kazazi, Prekë Cali dhe Llesh Marashi, ndërkohë që Jupi së bashku me Abaz Ermenjin bënin propagandë nëpër fshatra kundër komunizmit.
Përpjekja e parë
Më 14 janar 1945, te kisha e Beltojës u mblodhën qindra burra të betuar kundër komunizmit, të cilët ishin nga katundet Trush, Berdicë, Melgushë, mali i Kolajve, Ana e Malit, Beltojë... të gatshëm për të rrëzuar pushtetin komunist të instaluar dhunshëm.
Çlirimi i Shkodrës ishte përpjekja e parë e tyre. Aksioni i parë ishte prerja e lidhjes telefonike me pjesët e tjera të Shqipërisë, si dhe bllokimi i rrugës kryesore që lidhte Shkodrën me Tiranën. Sipas tyre, kjo do të bënte që të gjithë kryengritësit e Shkodrës e nën/Shkodrës të takoheshin në Shkodrën e çliruar, me forcat kryengritëse të Malësisë së Madhe, që do të çlironin Malësinë nga forcat komuniste, nga ku besohej se Evropa e bota do të dëgjonin thirrjen e kushtrimit për të shkatërruar komunizmin.
Aksioni që ndërmori Jup Kazazi në sulmin që i bëri postës së “Mbrojtja Popullore” te Ura e Mesit, përfundoi me çarmatosjen e anëtarëve të efektivit të kësaj poste. Kryengritja u shua brenda pak ditësh dhe reprezaljet komuniste filluan; 167 burra malësorë u pushkatuan, ndërsa të tjerë u persekutuan dhe u torturuan. Pas asaj kohe, Jup Kazazi në ilegalitet organizoi kryengritjen e Postribës.
Postriba
Kryengritja e Postribës është cilësuar e para lëvizje antikomuniste në Evropën Juglindore, e zhvilluar më 9 shtator 1946, 10 vjet para revolucionit të ndodhur në Hungari. Mendimi i Jup Kazazit dhe vëllezërve të tij ishte se Shkodra e vetme nuk mund të përballonte një ushtri të organizuar dhe të pajisur mirë me materiale. Qëllimi imediat i kryengritjes ishte të merreshin objektet shtetërore më me rëndësi e të hapej burgu ku mbaheshin prangosur qindra të burgosur politikë. Kryengritësit hynë deri në një pjesë të qytetit, kaluan dhe zonën e kazermave, por aty u sprapsën sepse forcat komuniste ishin të shumta në numër. Si rrjedhojë, u masakruan, pushkatuan dhe arrestuan qindra kryengritës, të cilët edhe pse të paktë në numër, me në krye Jup Kazazin tentuan të hedhin poshtë regjimin komunist. Jupi kaloi sërish në ilegalitet, por kjo jo dhe për shumë kohë.
Një fund tragjik
Shtiza hekuri të nxehtë që depërtonin pulpën, rrahje barbare, dhëmbë të shkulura, prerje gishtash, prerje e mishit dhe mbushje me kripë... Janë të shumtë njerëzit që provuan tortura të tilla nga regjimi komunist, për të treguar një emër; Ku fshihej Jup Kazazi? Pas dështimit të revoltës së Postribës, Jup Kazazi ndenji në ilegalitet. Duke i raportuar për vrasjet, për torturat që iu bënin anëtarëve të familjes Kopliku, ku ai ishte fshehur prej ditësh dhe pas pamundësisë për të ndryshuar vetëm rrjedhën e ngjarjeve, Jup Kazazi i rrethuar nga forcat komuniste u vetëvra më 17 shator 1946. “Para se të delshin njerëzit nga shtëpia, ju tha të mos baheshin merak, se nuk do të luftonte e t’ju dëmtohej apo digjej shtëpia, e ju la për mue orën e vet “Longines” që e ruej si kujtimin më të shtrenjtë që kam”, kujton Hamza Kazazi, djali i vetëm i Jupit. Vëllezërit e Jup Kazazit patën të gjithë të njëjtin fat; vrasje dhe burg, ishte fatura që kishin prerë për ta. Vëllai i Jupit, Saiti, i diplomuar për Drejtësi, u vetëvra pasi e rrethuan. Haliti, i madhi i familjes Kazazi, u strehua në një katund të Shkodrës. Ata i dhanë bukë, i shtruan për të fjetur e pasi e zuri gjumi, i hoqën dhe armët. Ai u arrestua e dënua me pushkatim. “Vjen Nuh Kazazi, kushëriri i jonë, në Tiranë te Baba Faja dhe i mori famljen për Halitin me shkrim, por kur shkon të nesërmen në mjes te e famshmja “Degë” për ta dorëzue, Zoji Themeli me shokë, kriminela të pashoq e kishin pushkatua natën. Siç duket patjetër dikush i ka ra telefonit”, - kujton Hamzai, djali i Jup Kazazit. Zeneli, vëllai i tretë u kap i plagosur me dy plumba në trup. U dënua me pushkatim, mandej me 25 vite burg, nga të cilat bëri 18 vjet në burgun e Burrelit. Më i vogli Hamidi, që sapo kishte mbaruar gjimnazin, bëri 10 vjet burg në Burrel e në kampe si Maliqi e më pas u dënua 23 vjet në internim.
Holokausti
S’u mjaftuan me kaq, por komunistët nisën vrasjet e torturat te të gjithë ata që kishin të bënin me Jup Kazazin e të vëllezërit. Xhaxhai i Jupit, Abdulla Kazazi dhe daja Rifat Kompliku u pushkatuan. Rasim Kazazi, djali i xhaxhait, i vdekur në qeli pas torturave, Osmani kushëriri i tyre, i pushkatuar. Sabriu, djali i xhaxhait, i dënuar me 20 vjet burg. Daja tjetër Shyqyri Kopliku, i dënuar me 10 vjet burg. Kushërinjtë Bektesh e Bexhet Kazazi, 5 vjet burg. Po kështu edhe fisi i bashkëshortes së Jupit, Nasibes, u persekutua. Adem Boletini, djali i heroit Isa Boletini, u tha se u vra “gabimisht” duke i bërë atentat komandantit të xhandarmërisë, ndërkohë që thuhet se atentati ndaj tij u bë me urdhër të Vasil Shantos. Asim Shpuza, djali i tezes së Nasibes, intelektual, farmacist pushkatohet. Asimi u akuzua si agjent, motra e Nasibes, Adile Boletini (Bekteshi) pasi i pushkatuan të shoqin, e dënuan pesë vjet burg, si bashkëpunëtore e Jup Kazazit...
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)