E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeparlamentari gjerman, përshëndet me shqipe të rrjedhshme

Presidenti i Bundestagut gjerman dr. Norbert Lammert, ka çuditur publikun shqiptar ndërsa po e dëgjonin direkt fjalën e tij në Kuvend. Kryeparlamentari gjerman, i cili ka dhe një lidhje njerëzore me vendin tonë, ka përshëndetur deputetët me një shqipe perfekte. Lammert ka vlerësuar mikpritjen shqiptare dhe ecurinë e zhvillimit të vendit tonë. Kreu i Bundestagut gjerman, ndodhet për një vizitë disaditore në Shqipëri, ku është pritur nga zyrtarët më të lartë të vendit. Gjatë takimit me Kryetaren e Kuvendit, Topalli, Presidenti i Bundestagut gjerman ka deklaruar se "Bundestagu gjerman do të ratifikojë sa më shpejt që të jetë e mundur, MSA-në mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian dhe ftesën e anëtarësimit të NATO-s". Gjatë këtij takimi dy homologët kanë vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve, i cili sot mund të zhvillohet me mirë se ndonjëherë më parë. "Gjermania ka pasur një rol kryesor në nënshkrimin e MSA-së mes Shqipërisë dhe BE-së dhe në marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO", vijoi Presidenti i Bundestagut gjerman, duke garantuar se Bundestagu gjerman do të ratifikojë sa më shpejt që të jetë e mundur MSA-në dhe ftesën e anëtarësimit të NATO.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›