Minoritarët, në sherr për dënimin e Bollanos

Kreu i PBDNJ për Gjirokastrën, kundër Dules për fatin e Bollanos, PBDNJ pret vendimin ndaj Bollanos për të
Prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera del kundër deklaratës së Dules për akuzat dhe dënimin e kërkuar ndaj Bollanos. Kreu i PBDNJ dhe i Omonias për rrethin e Gjirokastrës, njëkohësisht përfaqësuesi më i lartë i qeverisë shqiptare në jug të vendit, ka shprehur opinionin e tij rreth çështjes më të trumbetuar, e cila vuri në lëvizje të gjithë lidershipin e PBDNJ dhe Omonias. Ky veprim i minoritarëve erdhi fill pas pretencës së organit të akuzës së Vlorës, e cila kërkoi nga gjykata dënimin me një vit burg dhe gjobë për kreun e Bashkisë së Himarës, Vasil Bollano. Ky i fundit është fajtor për prokurorinë, pasi ka hequr në mënyrë ilegjitime tabelat orientuese në gjuhën shqipe në të hyrë të Himarës, duke i zëvendësuar ato në greqisht. Zoti Ksera është shprehur se prokuroria bën punën e vet si një organ i pavarur, ndërkohë që Vasil Bollano është lideri i minoritetit etnik grek në Shqipëri. Ksera ka garantuar se nuk do ti bëhet presion dhe as do të ndërhyhet tek organi i akuzës, pasi është institucion i pavarur dhe si i tillë respektohet. Deklarata e Kserës, tregon në mënyrë të qartë divergjencat që ekzistojnë mes kreut të PBDNJ, Vangjel Dule dhe prefektit të Gjirokastrës, Spiro Ksera, i cili njihet si mbështetës i maxhorancës aktuale qeverisëse, ndërkohë që Dule dhe drejtuesit e Omonias kishin kërcënuar para disa ditëve se nëse do të dënohet Bollano, atëherë ky subjekt politik do të largohej nga bashkëqeverisja me PD. Reagimi i Kserës është bërë fill pas përfundimit të ceremonisë përkujtimore me rastin e ditës së pavarësisë së Greqisë, aktivitet që u organizua në Derviçan, qendra e minoritetit etnik grek në jug të vendit. Në këtë aktivitet përkujtimor, konsulli i Republikës Greke në Gjirokastër, Yoaniss Rizopullos ka përcjellë për të ftuarit në këtë aktivitet kryesisht përfaqësues dhe anëtarë të PBDNJ dhe OMONIA, përshëndetjen e kreut të shtetit helen Karolos Papulias. Sot në PBDNJ ekzistojnë dy rryma të ndryshme përsa i takon bashkëpunimit parazgjedhor, ku më i madhi është ai që insiston për dalje në një koalicion të përbashkët me PD, ndërsa grupimi tjetër kërkon të konkurrojë i vetëm në zgjedhjet e 28 qershorit dhe bashkëqeverisje me forcën më të madhe politike, që do të fitojë. Ndërkohë nga ana tjetër një bashkëpunim i mundshëm me PBDNJ pas zgjedhjeve, nuk pëlqehet nga baza socialiste në zonën e minoritetit etnik grek në rrethin e Gjirokastrës e cila është në pozita të forta. Kjo shpjegohet me largimet nga puna të simpatizantëve socialistë të minoritarëve grekë gjatë katër viteve të fundit të iniciuara, sipas tyre, nga krerët lokalë apo qendrorë të PBDNJ dhe Omonias. Mjaft herë deputeti i zonës, Vangjel Tavo i PS, në deklaratat për shtyp ka dënuar ashpër politikën përjashtuese nga vendet e punës të simpatizantëve socialistë të drejtuara nga PBDNJ dhe Omonia.
Deklarata e Dules
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule e ka quajtur procesin gjyqësor në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe njëkohësisht kreut të OMONIA- s, Vasil Bollano, një absurditet që kërkon ta mbajë Shqipërinë larg asaj, që po ndodh në vendet e tjera të Evropës moderne. Sipas Dules, dënimi i Vasil Bollanos vjen vetëm se kërkoi që edhe në Shqipëri të zbatohet Konventa Kuadër e Këshillit të Evropës për respektimin e të drejtave të pjesëtarëve të minoriteteve etnike. Kjo e drejtë, sipas liderit të PBDNJ, është ratifikuar edhe nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë e legjislacionit të vendit. Për Dulen gjithçka që ka ndodhur deri në këto momente nga ana e drejtësisë shqiptare, me pak fjalë është një absurditet, i cili do të ndikojë direkt në imazhin e vendit para botës.