IRI garanton Topin për mbështetjen e zgjedhjeve të 28 Qershorit
Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI) do të mbështesë zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri, që do të mbahen më 28 qershor, përmes një projekti që do të monitorojë subjektet politike gjatë fushatës elektorale. Drejtori për Evropën i IRI, Jan Surotchak konfirmoi mbështetjen e këtij Instituti për Shqipërinë, duke prezantuar projektin më të ri të IRI-t, në kuadër të zgjedhjeve të 28 qershorit, gjatë takimit që ka zhvilluar me presidentin Bamir Topi.
Duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e gjithanshme dhe të vazhdueshme të SHBA, presidenti Topi vlerësoi veçanërisht rolin e rëndësishëm dhe të suksesshëm të Surotchak në drejtimet e mëparshme të programeve të financimit për zgjedhjet në disa vende të Evropës dhe shprehu bindjen se IRI do të vazhdojë të japë kontribut të rëndësishëm në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009 në vendin tonë, kontribut të cilin e ka shfaqur dukshëm edhe në zgjedhjet e mëparshme në Shqipëri. Ndërsa Drejtori për Evropën të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Jan, u Surotchak shprehur se Instituti që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj drejt një vendi me demokraci të zhvilluar e të përparuar. Projekti më i ri i IRI t, do të fokusohet në monitorimin e platformave të partive politike dhe kandidatëve përgjatë fushatës zgjedhore 2009 dhe monitorimin e performancës së partive dhe deputetëve pas zgjedhjeve, theksoi Surotchak, duke shtuar faktin se projekti synon dhe realizimin e programit për njerëzit me aftësi të kufizuara, duke u siguruar atyre aksesin e nevojshëm në sistemin politik, me qëllim që programet në ndihmë të kësaj kategorie të përqafohen nga partitë përpara zgjedhjeve, si dhe të punohet për axhendën në dobi të tyre, me parlamentin e ri.