Kryeparlamentarja Topalli ndalon në Kuçovë
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vijoi dje turin e saj në një takim me gratë në qytetin e Kuçovës. Kryetarja e Kuvendit, në fjalën e saj, vlerësoi dhe shprehu mirënjohjen e saj për forcën e madhe shpirtërore, shpresën dhe karakterin e palëkundur që gratë dhe nënat e Kuçovës kanë treguar për hir të dashurisë për jetën, familjes dhe vendit. "Kemi mbajtur fjalën, kemi mbajtur premtimet. Por në mandatin e ardhshëm, së bashku do të realizojmë rritje të tjera", u shpreh Topalli. Pas takimit të Topallit, erdhi edhe reagimi i deputetit socialist, Erion Braçe, që akuzoi nënkryetaren e PD-së se kishte nxjerrë në miting nxënësit e shkollave.