Kryeparlamentarja Topalli, takon sot homologun malazez
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiç ka mbërritur ditën e djeshme në Tiranë me ftesë të kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Sipas zyrës së shtypit të Kuvendit, kryetarja Topalli dhe homologu malazez pritet të takohen paraditen e ditës së sotme rreth orës 10:00, në mjediset e kryesisë së Kuvendit, ku më pas do të japin dhe një prononcim për mediat. Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kryeparlamentari malazez Krivokapiç do të takohet me
autoritetet më të larta të vendit, kryeministrin Sali Berisha, presidentin e Republikës, Bamir Topi, zv/kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ilir Meta, si dhe me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Gjatë vizitës së tij zyrtare, kryetari i Kuvendit të Malit të Zi do ti drejtohet me një fjalë përshëndetëse dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, në seancën parlamentare të ditës së enjte
Last Updated on E Marte, 09 Shkurt 2010 21:40