Kryepolici i Durrësit kërcënon gazetarin e “Metropol”

08/03/2005 Rast i përsëritur i Muharrem Bardhocit
Kryepolici i Durrësit, në zyrën e tij, dje, ka kërcënuar gazetarin e “Metropol”, pas tentativës së gazetarit për të marrë pronocimin zyrtar për rastin denoncues të shetasit kosovar. Pas kontaktit me oficerin e rojes, zëdhënësja e policisë lokale, i ka kërkuar gazetarit që bashkë me shtetasin kosovar të futeshin në zyrën e tij.
Pasi kryepolici Muharrem Bardhoci, bashkë edhe me një vartësin e tij, dëgjuan atë që i kishin bërë policët e tij në port shetasit kosovar 58-vjeçarit Abaz Thaçi, nën “argumentin” “ç’të duhet ty”, i janë lëshuar gazetarit të “Metropol” dhe kanë tentuar forcërisht ta nxirrnin jashtë, megjithëse e kishin futur “me dëshirën e tyre”.
Pas këmbënguljes së gazetarit për prononcimin zyrtar për atë që i kishte ndodhur kosovarit, Bardhoci uli tonin dhe kur pritej të kërkonte ndjesë, lëshoi kërcënimin “do të ta rregullojmë qejfin”. Pas kësaj, duke folur më shumë me vete se me kosovarin e gazetarin, Bardhoci i ka nxjerrë jashtë zyrës të dy.
Gazeta “Metropol”, duke denoncuar aktin e policisë ndaj shtetasit kosovar, por edhe sjelljen e Muharrem Bardhocit, drejtorit të Policisë së Qarkut të Durrësit ndaj gazetarit të saj, kujton se sjellja e tij është e përsëritur. Mëse një herë, nga ana e drejtuesve të policisë lokale në Durrës, ka qenë prezente “përzgjedhja” e gazetarëve dhe diferencimi i tyre në shpërndarjen e lajmeve e informacioneve, ndërsa kur në përmbushje të detyrës së tij, gazetari i “Metropol” kërkon edhe prononcimin zyrtar, drjtuesit e policisë “zhvishen” nga uniforma e tyre, por pa dalë nga zyra, bëhen aq trima sa edhe të kërcënojnë...