Prefekti shkarkon kryepleqësinë e Godoleshit
08/03/2005 Vazhdon protesta, reagojnë deputetët
ELBASAN - Kanë vazhduar protestën edhe gjatë ditës së djeshme banorët e fshatit Godolesh, para prefekturës së Elbasanit. Një konflikt i lindur mes banorëve dhe kryeplakut të fshatit ka bërë që edhe një herë banorët të kërkojnë drejtësi dhe gjithashtu ndarjen e re të repartit për t’u strehuar ata që kanë më shumë nevojë për t’u strehuar. Prefekti i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka deklaruar se zgjidhja e këtij konflikti qëndron në shkarkimin e kryepleqësisë së fshatit dhe në emërimin e një të reje për të bërë më të drejtë përzgjedhjen e familjeve, që do të përfitojnë nga strehimi i përkohshëm. Sipas banorëve, kryeplaku i fshatit e ka ndarë objektin sipas interesave të tij dhe nuk i ka dhënë mundësi atyre familjeve që kanë më shumë nevojë në këto momente për strehim. Me shkarkimin e kryepleqësisë nga këshilli i komunës do të bëhet e mundur edhe ndarja e drejtë e objekteve ushtarake, duke sheshuar konfliktin mes banorëve të fshatit Godolesh.
Deputeti Hushi
Duke shpjeguar lidhjen e tij me fshatin Godolesh, deputeti i Elbasanit, Durim Hushi, e ka quajtur reagimin e banorëve, ndoshta të nxituar, por jo të padrejtë. Hushi, deputet i zonës 54 në Elbasan, me synimin e rikandidimit pas ndryshimit të zonës elektorale, është gjendur në një zonë, ku përfshihet edhe fshatin Godolesh. Sipas tij, duhet të shpërngulen 72 familjet e këtij fshati, pasi nuk ka të dëmtuar më shumë, ose më pak, por të rrezikuar në çdo moment. Kështu, Hushi ka justifikuar akuzat e banorëve për një strehim të padrejtë të 30 familjeve të para. Nëse banorët nuk janë të kënaqur, ata mund të marrin edhe vlerësimin e komisioneve, por ajo çfarë është më e rëndësishme ka lidhje me evakuimin total të këtyre familjeve. Pas këtyre 30 familjeve, të strehuara provizorisht në repartet ushtarake, do të mundësojmë që të gjithë banorët e Godoleshit të shpërngulen shumë shpejt, pasi zona ku ato jetojnë është tepër e rrezikshme.
Deputeti Tato
Deputet i zonës, ku janë regjistruar rrëshqitjet, është Agron Tato, i cili gjatë këtyre ditëve është interesuar jo pak për dëmtimin e këtyre familjeve. Pas një vizite të zhvilluar në vendin ku ka rrëshqitur dheu, duke parë nga afër familjet e Godoleshit, edhe Tato ka premtuar se do të bëjë ç’është e mundur për këta banorë. “Është e vërtetë që me ndarjen e re elektorale Godoleshi i përket një tjetër zone elektorale në Elbasan, por aktualisht në mandatin tim është gjithashtu edhe Godoleshi, duke dhënë të gjithë kontributin për të bërë të mundur shpërnguljen e këtyre familjeve. Me vlerësimin e komisioneve përkatëse, do të kemi mundësi edhe të rëndisim familjet, që kanë më tepër dëmtime, duke përzgjedhur edhe ato që do të shpërngulen të parat nga zona e dëmtuar. Nuk ka asnjë konflikt deputetësh, por vetëm një dashamirësi”, ka përfunduar dje deputeti Tato.