Prishen objektet e para tek Ura e Dajlanit
08/03/2005 Operacion antindërtime pa leje, mbërrin në Plazh
DURRËS - Me afrimin e sezonit turistik, policia ndërtimore ka marrë urdhër për të prishur disa ndërtime pa leje përgjatë brezit të rërës në plazhin e Durrësit. Ndërsa që nga fillimi i këtij viti, policia ndërtimore ka shembur shumë objekte pa leje brenda në qytet dhe Shkozet, fadromat dhe punonjësit e saj janë shpërngulur në Plazh, atje ku edhe po investohet për rikonstruksionin e rrugës kryesore, rrugëve dytësore dhe shëtitores përgjatë rërës. Aksioni, i cili parashikon të ekzekutojë urdhrin e bashkisë së Durrësit për 80 objekte të ndryshme të ndërtuara në afërsi të brezit të rërës në Plazh, është mbështetur edhe nga policia e rendit.
Kryetari i degës së policisë ndërtimore, Arben Rroko, ka vënë në dispozicion fillimisht një fadromë në ditën e parë, ndërsa ka pohuar se në ditët në vijim numri i tyre do të shtohet për të mbyllur sa më shpejt këtë aksion.
Fadroma ka filluar prishjet e atyre objekteve në afërsi të Urës së Dajlanit, ndërsa mësohet se do të vazhdojnë edhe më tej, drejt Plepave, paralelisht me segmentin ku edhe po investohen 949 milionë lekë.