E Hënë, 2 Nëntor 2026

”Notojnë” në ujë 3 mijë ha tokë bujqësore

08/03/2005  Pushteti lokal kërkon ndihmë

FIER – Rreth 3000 hektarë tokë gjenden aktualisht nën ujë në Qarkun e Fierit, si rezultat i reshjeve të shumta, rënë ditët e fundit. Në këto kushte, drejtuesit e pushtetit lokal i kanë kërkuar qeverisë ndihmë urgjente.

Mbi 1700 ha tokë janë përmbytur në komunën e Tërbufit, Lushnjë dhe 1000 ha tokë në komunën e Topojës, rrethi Fier, nga të cilat 500 ha tokë bujqësore dhe 500 ha pyll. Të dhënat nga Drejtoria e Bujqësisë flasin edhe për 200 ha tokë të përmbytur në komunën e Cakranit.

Drejtuesja e DBRU Fier, Luiza Strati, e cilëson situatën tepër të rënduar, si pasojë e reshjeve të rëna në Qarkun e Fierit dhe ardhjeve të shumta të lumenjve Vjosë e Seman, të cilët kanë dalë nga shtrati. Dëmet, sipas Stratit, nuk janë llogaritur ende, por, gjithsesi, ajo shprehet se është një nga përmbytjet më të rënda shkaktuar vitet e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›