“S’pranova të paguaja policët, ata s’më lanë të udhëtoj me traget”
08/03/2005 Një shtetas kosovar denoncon sjelljen e policisë në Portin e Durrësit
“Pasi iku trageti atë natë, unë shkova te policia e portit, por edhe të nesërmen, të hënën. Edhe atje më kanë pritur shumë keq.
Asnjë nuk më jepte përgjigje dhe talleshin me mua. Njëri më thoshte të ikja sa më shpejt, ose do të më nxirrnin me forcë. Tjetri polic më thoshte se po nuk u largova do të më fusnin në burg... Më kujtohet se më kanë thënë të shkoj te Leonardi (Qorri) e Fatmiri (Kurti), por ata nuk më pritën. Edhe një emër e mbaj mend e quhet Visi, si më tha një polic ku unë duhet të drejtohesha, por edhe ai si të tjerët u soll”
DURRËS - Një shtetas kosovar, nga Malisheva, nuk është lejuar të
udhëtojë me traget drejt Italisë, pasi nuk ka dhënë ryshfet në pikën e kontrollit të dokumenteve. Sipas një interviste të tij, për gazetën “Metropol”, mësohet se policët e doganierët e portit, pasi janë tallur dhe i kanë kërkuar të holla, i kanë “reomanduar” të takojë shefat Fatmir (Kurti) dhe Leonard (Qorri), të cilët nga ana e tyre “nuk e kanë parë të arsyeshme” të dëgjojnë hallin e shtetasit kosovar.
Abaz Thaçi (Thaqi), 58 vjeç, me pasaportë të UNMIK dhe vizë të rregullt gjermane, ka bërë të gjitha përpjekjet e mundshme, por qëndrimi i bluve në pikën e kontrollit në sheshin e trageve në Durrës s’e kanë lejuar atë të udhëtojë me tragetin e linjës Durrës–Bari, duke e humbur përfundimisht këtë traget. Pas gjithë kësaj, drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, në prezencë edhe të një gazetari, premtoi ndëshkimin e përgjegjësve, ndërsa Abazi edhe dje endej nëpër rrugët e Durrësit...
Vini nga Kosova dhe për ku udhëtoni?
Unë jam nga fshati Skoroshnik, i Malishevës. Kam pasaportë të UNMIK dhe vizë të rregullt gjermane. Jetoj në Mynih të Gjermanisë që prej 35 viteve, ndërsa që nga gushti i vitit të kaluar kam marrë me vete edhe gruan e fëmijët. Një javë më parë, për shkak të kohës së keqe, hyra në Kosovë përmes kufirit me Maqedoninë dhe në kthim vendosa të kaloja përmes kufirit të shtetit amë. Pasi qëndrova një javë te të afërmit në Malishevë, të dielën udhëtova nga Prizreni në Kukës dhe më pas në Durrës, ku mbërrita rreth orës 16.00. Biletën e kisha prerë me tragetin “Adriatica” të linjës Durrës-Bari, që do të nisej në orën 23.00 të së dielës.
Ju ende ndodheni në Durrës. Përse nuk ju kanë lejuar të udhëtoni me traget?
Unë u futa te pika e kontrollit dhe kontrollori më tha se po të kisha të holla të paguaja, mund të kaloja, po të mos kisha nuk do të kaloja. Për këtë më drejtoi të shkoja te sheshi dhe të bisedoja me shefin e tyre. Këto m'i tha, pasi unë i kërkova të mos më vulosnin pasaportën, sepse edhe kur kam hyrë nga Greqia në Maqedoni e më pas në Kosovë kam kërkuar të mos më vulosin pasaportën. Pasi dola nga sporteli, ku polici më kujtoj të takoja shefin e tij, u nisa drejt tragetit. Aty një polic më kërkoi të kthehesha pas e të vulosja pasaportën. I lashë plaçkat te trageti dhe u ktheva te pika e kontrollit, por ata nuk pranuan të
më vulosnin pasaportën.
Përse nuk e vulosnin pasaportën?
Nuk e di. Binte shumë shi dhe jam kthyer pesë herë nga trageti te kontollorët. U jam lutur policvë aty të më vulosin pasaportën dhe duke qenë se trageti po bëhej gati të ikte, u thashë se do u jap edhe para, vetëm të më lejojnë të udhëtoj. Por ata nuk pranuan. Më thanë të dalë jashtë nga sheshi i trageteve pa më dhënë sqarime. Ata e panë pasaportën dhe vizën, por edhe pse u bindën se ishin të rregullta nuk ndryshuan qëndrim. Një policeje i kam kërkuar ujë dhe i kam thënë se ndihesha keq me shëndet. Ajo më është përgjigjur shumë keq, duke më thënë se po të doja mund të shtrihesha e të vdisja aty. Disa policë të tjerë, që u kërkova ndihmë jo vetëm nuk më ndihmuan, por edhe qeshnin me mua.
ǒbëtë më pas?
Pasi iku trageti, atë natë, unë shkova te policia e portit, por edhe të nesërmen, të hënën. Edhe atje më kanë pritur shumë keq.
Asnjë nuk më jepte përgjigje dhe talleshin me mua. Njëri më thoshte të ikja sa më shpejt, ose do të më nxirrnin me forcë. Tjetri polic më thoshte se po nuk u largova do të më fusnin në burg. Kur i thashë njërit polic me dy yje se kam tre fëmijë që presin dhe ai të mendonte si për fëmijët e tij, më tha se nuk kishte fëmijë dhe se nuk i interesonte halli im. Më kujtohet
se më kanë thënë të shkoj te Leonardi (Qorri) e Fatmiri (Kurti), por ata nuk më pritën. Edhe një emër e mbaj mend e quhet Visi, si më tha një polic, ku unë duhet të drejtohesha, por edhe ai si të tjerët u soll. Mora një taksi dhe shkova në një hotel, që është ngjitur me portin. Kishte kaluar ora 12 e natës. Megjithëse hoteli ishte ngjitur me portin dhe ishte vetëm 500 m larg, shoferi më mori 10 euro dhe u detyrova t’i jap, ose të kaloja natën në mes të shiut.
A e takuat drejtorin?
Po e tokova. Ai më priti mirë. Ia tregova të gjithë atë që më kishte ndodhur edhe për poshtërimin, edhe për lekët që më kishin
kërkuar. Me thënë të drejtën, nuk më erdhi mirë që më dolën lotët, por ajo që më ka bërë të ndihem më keq se një i sëmurë, që pret të vdesë është sjellja e policëve. Nuk e mendoja se në shtetin amë do të më trajtonin kaq keq. Unë jam 58 vjeç, me tre fëmijë dhe kam 32 vjet në Gjermani. Kjo s’më ka ndodhur kurrë edhe pse kam kaluar në shumë shtete. Po ta dija se do të silleshin kështu me mua, nuk do të kaloja nëpër Shqipëri, megjithëse më kanë thënë shumë kosovarë. Por unë nuk i dëgjova ata, derisa e pësova vet. Jam shumë i tronditur dhe nuk do e harroj kurrë këtë që më bëri policia në Durrës.
Reagon drejtori i policisë lokale
“Do të analizohet sjellja e policëve”
Kryekomisari i policisë së Durrësit, Muharrem Bardhoci, pasi është njohur nga kosovari Abaz Thaçi (Thaqi) për atë që bashkëkombasit shqiptar i kishin punuar në sheshin e trageteve në portin e Durrësit, ka pranuar se veprimet e policisë kanë qenë të jashtëligjshme. Ai është lidhur me komisarin e komisariatit të policisë së portit dhe ka kërkuar që të analizohet rasti.
Sipas Bardhocit, “pasaporta dhe viza gjermane e këtij shtetasi
ka qenë shumë e rregullt”.
Kryekomisari ka mundur në pak minuta të mësojë edhe shkaktarët e përçmimit të kosovarit 58-vjeçar, duke deklaruar se do të
ndëshkohen.
Megjithëse drejtori Bradhoci ka mundur të shfajësojë një pjesë të veprimit të policisë, që lidhet me pamundësinë e verifikimit të falisifikimit të vizave gjermane, ai nuk është pajtuar me veprimet e vartësve.
Gjatë një kohë të shkurtër, sipas tij, janë bllokuar në sheshin e trageteve 25 kosovarë, të cilët kishin dokumente të falsifikuara gjermane dhe kjo ka qenë një arsye më vetë e policisë për të mos lejuar kalimin e 58-vjeçarit.