E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përmbyten 500 ha pyll

08/03/2005  Investimi i gabuar e shirat

FIER - Shirat e ditëve të fundit dhe investimet korruptive në kanalin kryesor kullues të Semanit kanë bërë që rreth 500 hektar pyll pishe 40-45 vjeçare, 300 ha toke bujqësore dhe 150 hektarë kullota natyrore të përmbyten. I gjithë brezi pyjor gjatë ultësirës së Adriatikut prej grykës së lumit Seman deri në plazhin Seman rezulton të jetë i përmbytur. Para pak muajsh, Banka Botërore financoi ndërtimin e një argjinature në kanalin kullues të Semanit, që, sipas ekspertëve të Ministrisë së Bujqësisë, duhet të ndalonte përmbytjet. U investua në një pjesë të kanalit, e cila jo vetëm nuk eliminon përmbytjet, por, sipas ekspertëve të zonës, është pikërisht ky investim që ka sjellë përmbytjen e tanishme.

Investimi duhej bërë me vlerë 7 herë më të vogël për një argjinaturë shumë më të vogël se ajo që është zbatuar, por në një vend tjetër të kanalit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›