Kryepolici i Fierit: Do të pastrojmë radhët e policisë
22/12/2004 Prej 15 ditësh në krye të komisariatit Doko zbulon ambiciet
FIER - Ka ardhur me mendësi të reja shefi i ri i Komisariatit të Policisë së Fierit, Naun Doko. Në komunikimin e tij të parë me shtypin, në një intervistë për gazetën “Metropol”, Doko zbulon ambiciet e tij, për forcimin e punës së policisë. Mjaft optimist për shifrat e larta të kapjes së personave në kërkim, zbulimin e ngjarjeve të vjetra dhe lehtësimin në faturimin e pasaportave për jashtë shtetit, shefi i Komisariatit të Policisë, si prioritet të punës së tij, bënë të ditur edhe pastrimin e radhëve të policisë nga të inkriminuarit e dekonspiruesit e aksioneve, por edhe nga të paaftët e atyre që kanë veshur uniformën blu, me ndihmën e nepotizmit. Pas verifikimeve që kanë nisur, kryepolici i Fierit, bënë të ditur se shumë shpejt do të fillojnë përjashtimet e para në radhët e policisë së këtij qyteti.
Si paraqiten shifrat e zbulueshmërisë e zbardhjes së krimeve të rënda?
Për vitin 2004, kanë ndodhur 13 vrasje dhe krime të rënda. Nga këto janë zbuluar 12, me 12 persona të arrestuar. Në krahasim me vitet e tjera, kjo do të thotë se krimet e rënda kanë ardhur duke u minimizuar.
Fieri është konsideruar si “hambari i drogës”. Ekziston ende ky term dhe cilat janë rezulatet e goditjes së trafikut të drogës?
Ky term jo vetëm që nuk ezkiston, por tashmë trafikantët e drogave të rënda kanë rënë në “grepin” e policisë. Në sajë të kësaj pune dhe operacioneve tona të vazhdueshme janë kapur dhe sekuestruar 16.1 kg heroinë dhe 15 kg përzierje të saj si dhe 1 kg kokainë. Shumë kultivues të bimës narkotike kanabis sativa janë në ndjekje penale.
Ju keni vetëm rreth 15 ditë që keni marrë këtë detyrë. Për këtë periudhë të vogël kohe, a ka rezultate në punën tuaj?
Relativisht kjo është një kohë e shkurtër, megjithatë rezultate nuk mungojnë. Vetëm në 10 ditët e fundit janë kapur 5 persona në kërkim për vepra të rënda penale, ndërsa gjatë gjithë vitit rezultojnë të kapur 119 persona në kërkim.
Ku këmbëngul puna juaj e përbashkët me komunitetin, për kapjen e personave në kërkim?
Si fillim, janë bërë gati albumet me fotot dhe krimet e personave në kërkim dhe janë shpërndarë gjithandej. Gjithashtu, ne kemi bërë shpesh verifikime në hotele dhe motelet e qytetit dhe jashtë tij. Në sajë të këtij bashkëpunimi, zbulimi i ngjarjeve të rënda ka qenë thelbi i punës sonë. Rezultatet nuk kanë munguar. Brenda pak ditëve janë zbuluar 4 krime të vjetra, si dhe janë zbuluar një numër i madhe makinash të vjedhura.
Jo pak policia është përfolur për inkriminim në radhët e saj apo për persona që dekonspirojnë operacionet. Si paraqitet komisariati i Fierit në këtë drejtim?
Për sa u përket uniformave të inkriminuara dhe dekonspiruesve, mund të themë se ka nisur faza e parë e masave tona që konsiston në verifikimin dhe testimin e çdo punonjësi policie, që nga policët e thjeshtë e deri ata në ngritje në detyrë. Çdo punonjësi policie, po i testohet CV e tij dhe pastërtia morale si dhe figura e tij. Shumë shpejt, që do të thotë punë ditësh, do të përjashtohen nga radhët tona gjithë personat që janë elementë jo të pastër në radhët e Policisë së Shtetit.
A vuan policia e Fierit nga nepotizmi dhe cilat janë masat për riparimin e kësaj të keqe?
Pas një urdhri në muajin gusht të këktij viti, janë verifikuar dhe pushuar nga puna rreth 10 punonjës policie, të cilët kishin lidhje gjinore ose farefisnore me njëri-tjetrin, si dhe janë përjashtuar gjithashtu punonjësit e paaftë, veçanërisht në sektorin e pasaportave.
Viti 2004
13 vrasje
të ndodhura
12 vrasës
të arrestuar
119 persona
të arrestuar
16.1 kg heroinë
zbuluar e bllokuar
15 kg përzierës
zbuluar e bllokuar
1 kg kokainë
zbuluar e bllokuar
10 policë
të përjashtuar