Protestë kundër mbeturinave sollën vdekjen e 17-vjeçarit
22/12/2004 Katundi i Ri ngel pa rrugë, pasi e kanë zënë mbeturinat e qytetit
DURRES - Bllokimi i rrugës nga mbeturinat ka shkaktuar vdekjen e një 17-vjeçari pesë ditë më parë në fshatin Rinia, duke penguar transportimin e tij për në spital. Në shenjë kërcënimi, banorët e këtij fshati kanë bllokuar rrugën kryesore që lidh komunën Katund i Ri me Durrësin. Asnjë makinë nuk ka mundur që të kalojë, ndërkohë që as forcat e policisë nuk kanë mundur që të shpërndajnë protestën e familjeve, që kanë ardhur nga zonat e përmbytura nga liqeni i Fierzës. Më shumë se 500 vetë, ata kanë qëndruar të palëkundur në këtë protestë, e cilia pritet të përshkallëzohet, është bërë
Protesta e banorëve
Protestuesit kanë akuzuar drejtpërdrejtë krerët e bashkisë së Durrësit, të cilët edhe pse të paralajmëruar nuk kanë marrë asnjë masë për detyrimin e automjeteve për të hedhur mbeturinat në vendin e caktuar, ndërkohë që policia, e cila ka ndjekur nga afër protestën, nuk ka mundur të bindë qytetarët të lejojnë lëvizjen e lirë. Sipas krerëve të protestës, të vetmet mjete që do të mund të lejë të lira për të qarkulluar do të jenë ato që do të transportojnë ndonjë të sëmurë, nëse do të ketë të tillë. Vdekja e 17-vjeçarit, nga fshati Rinia, katër ditë më Parë, ka indinjuar banorët e komunës periferike të Durrësit, e cila gjendet afro 12 kilometër larg qytetit. Kryetari i protestës, Fadil Braha, dhe qytetarë të tjerë, që janë treguar të gatshëm t’i shkojnë deri në fund kërkesës, ka thënë se adoleshenti është viktimë e indiferentizmit të treguar nga pushteti lokal. Banorët kanë kërkuar lirimin e rrugës nga mbeturinat, në të kundërt shteti t’i kthejë në zonat e tyre.
Plehrat kanë bllokuar
rrugën e fshatit
Në të djathtë të rrugës për në Porto Romano me një
vendim të Bashkisë së Durrësit u caktua një sipërfaqe
toke për grumbullimin të mbetjeve urbane. Megjithëse
banorëve dhe kryetarit të komunës, Llulla, u është
thënë se mbeturinat do të qëndrojnë provizorisht deri
në gjetjen e një vendi të përshtatshëm, pirgjet me
mbeturina tashmë kanë pushtuar jo vetëm dhjetëra dynym
tokë, por edhe rrugën që lidh komunën me Durrësin.
Tonelatat e mbetjeve urbane dhe inerte janë shndërruar
në vatër infeksioni për fshatin “turistik”, ndërsa 6000
qytetarët, që kanë populluar zonën, janë izoluar thuajse
plotësisht. Protestuesit kanë ngritur një përfaqësi
për të biseduar me krerët e prefekturës së Durrësit
dhe kanë cilësuar se protesta do të përshkallëzohet
nëse pushteti vendor do të tregohet indiferent.
Porto Romano zona më e nxehtë
Ruka lëshon “SOS” për ndotjen e bregu
DURRES - Ministri i Mjedisit, Et’hem Ruka, ka lëshuar alarmin për gjendjen e degradimit të zonave turistike bregdetare.
“Ndërtimet e bëra për qëllime turistike si dhe ndërtimi i shtëpive përgjatë bregut e plazheve, me ose pa leje, kanë shtuar sasitë e mbetjeve urbane dhe shkarkimin e ujërave të ndotura në det”, tha ministri Ruka. Ndërsa ka kaluar të gjithë hartën e gjeografisë së rriskur nga ndotja, Ruka është ndalur edhe në zonën e Porto Romanos, e njohur si ndër zonat më të ndotura në Ballkan. Ministri i Mjedisit ka deklaruar se qeveria shqiptare do të fillojë së shpejti investimin prej 1.5 milion dollarë për heqjen e mbeturinave kimike nga tunelet e Bisht Pallës. Ndonëse nuk është thënë se si do të realizohet përfundimisht ekzekutimi i 120 tonë acide të futura në fuçi, ministri ka pohuar se një mundësi për t’u diskutuar do të jetë groposja në sipërfaqen e oxhakut të ish-kimikes. Megjithëse Porto Romano është populluar në 10 vitet e fundit nga qindra familje të shpërngulura nga Veriu e Jugu, zona ku ata janë vendosur rrezikon jetën e qytetarëve për shkak të mbetjeve kimike që janë në sipërfaqe. Sipas statistikave, thuhet se janë 800 tonë mbetje kimike të klasifikuara të rrezikshme. Nga matjet e bëra në terren, rezulton se niveli i ndotjes në tokë është 670 mijë mg/kg dhe’, kurse ndotja e ajrit 9700 mg/m3. Për shkak të ndotjes së lartë dhe rrezikut që paraqet kjo zonë, programi Kombeve të Bashkuara për Mjedisin ka përfunduar vite më parë një studim pikërisht për zonat e nxehta dhe publikimi i studimit është bërë në vitin 2002. Pritet që në Porto Romano të invetsohet një shumë nga 5 deri në 25 milionë euro nga një firmë gjermane, e cila ka zhvilluar një studim për pastrimin e kësaj zone. Ndërkohë që qeveria shqiptare ka investuar vetëm 150 milionë lekë për rrethimin e zonës.
Shpërngulja
DURRES - Me ndërtimin e Hidrocentralit të Fierzës në vitin 1978, janë përmbytur tokat dhe trojet e 4000 familjeve. Ndonëse u mendua se shteti i stabilizoi, këto famije në zonat urbane dhe qyteza të krijuar rishtaz për ta, ndryshimet demokratike të vitit ‘90 i shtynë banorët të kërkojnë tjetër strehë. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve u detyruan të prishin shtëpitë për t’ua liruar tokat pronarëve të ligjshëm, ndërsa zgjidhja për ta mbeti sistemimi në zonat fushore si Durrës, Lushnjë e Lezhë. Në vitin 1994 dhe më pas në komunën Katund i Ri janë vendosur 470 familjet e shërngulura nga veriu, por që jetesa e tyre
është vështirësuar së tepërmi.
Vdekja e paralajmëruar e të riut
Vetëm dy ditë para se 17-vjeçari të vdiste në rrugë, pas një goditjeje kardiake në një lokal të fshatit, kryetari i komunës, Sadik Llulla, kishte paralajmëruar prefekturën e qarkun se do të mbajnë përgjegjësi nëse banorëve u ndodh ndonjë fakteqësi e kësaj natyre. i riu Artan Braha, familja e të cilit është shpërngulur nga fshati Myç-Mamëz i Kukësit, ka gjetur vdekjen në mes të rrugës. Rruga e bllokuar nga mbeturinat urbane ka qenë e pamundur të kalohej, duke bërë që Braha të ndërrojë jetë pa mundur të dërgohej në spital.
Të dhëna
2 ditë
u paralajmërua vdekja
500 banorë
pjesmarrës në protestë
470 familje
jetojnë në Katundin e Ri
Ndotja në Porto Romano
120 tonë
acide të futura në fuçi
9700 mg/m3
niveli i ndotjes në ajër
670 mijë mg/kg
niveli i ndotjes në tokë
25 milionë euro
projekti për pastrimin e saj