E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zhduket në det peshakrexha “Vlora” me tre marinarë në bord

22/12/2004  Pronari humbet lidhjet prej dy ditësh me kapitenin

DURRËS – Një peshkarexhë shqiptare me tre persona në bordin e saj, është zhdukur në det që prej tri ditësh, ndërsa autoritetet e porteve italiane, prej nga ishte nisur, nuk japin asnjë të dhënë për koordinatat e saj.

Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, konfirmuan dje zhdukjen e peshkarexhës. Sipas tyre, peshkarexha 500 tonëshe “Vlora”, ishte nisur që të dielën nga porti i Triestes, drejt Durrësit. Ndërsa peshkarexha, ishte për riparim në Itali, pritej që të përshkonte rreth 600 milje e të mbërrinte të hënën në kalatën e peshkimit, në portin e Durrësit. Mosmbërritja e saj sipas parashikimit, ka shqetësuar pronarin Qemal Harizi, i cili, pasi ka humbur lidhjet me kapitenin, është interesuar nëpër portet italiane.

Burime të portit të Durrësit bëjnë të ditur se është kontaktuar me autoritetet e porteve të Barit e Ankonës, në Itali dhe përgjigjja që ka mëbrritur prej andej, ka qenë se nuk kishin asnjë sinjal për vendndodhjen e mundshme të peshkarexhës. Përgjigje të njëjta kanë dhënë edhe autoritetet e porteve të tjerë në Itali.

Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Durrësit, bëjnë të ditur se megjithë informacionin e siguruar prej tyre, ata ende nuk kanë një denoncim nga pronari i peshkarexhës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›