Qarku i Shkodrës, ose kryeqyteti i papunësisë

22/12/2004 Një numër i madh familjesh të ardhura nga malësia janë të paregjistruar
Qarku i Shkodrës, ose kryeqyteti i papunësisë. Ky Qark, me 26 mijë të papunë, zë vendin e parë në shkallë Republike, për numrin e të papunëve. Nga ky numër i të papunëve, 71 për qind janë në Shkodër, 20 për qind janë në Pukë dhe 9 për qind janë në Malësinë e Madhe. Numri më i madh i të papunëve është në zonën urbane të Shkodrës, ku 17790 të papunët e regjistruar përfaqësojnë rreth 44,5 për qind të forcave të punës në shkallë Qarku. Shumica e të papunëve janë të grupmoshave 20-24 vjeç dhe mbi 34 vjeç. Në grupin e parë përfshihen të rinj që kanë mbaruar shkollat 8-vjeçare dhe të mesme pas vitit 1990, e shumica e tyre janë pa profesione fillestare. Në grupin e dytë janë punonjësit e mbetur pa punë nga tranzicioni. Kualifikimi i tyre nuk iu përgjigj sa duhet kërkesave të reja të biznesit. Në strukturën e të papunëve, sipas nivelit arsimor, vendin kryesorë rreth 45 për qind e zënë punëkërkuesit me arsim 8-vjeçar. Ky grup është dhe kontigjenti me i pakualifikuar. Por dhe numri i punëkërkuesve me arsim të mesëm të përgjithshëm është po kaq i lartë. Punëkërkuesit me arsim të lartë janë shumë pak. Por, sipas Bashkisë së Shkodrës, numri i të papunëve është më i lartë seç janë të regjistruar në lista. Kjo vjen ngaqë përgjithësisht besimi se mund të gjendet punë nëpërmjet shërbimit të punësimit është mjaft i pakët nga qytetarët.
Janë 33 për qind e popullsisë urbane të Qarkut që kanë si burim bazë jetese 856 lekë në muaj për person ndihmë ekonomike nga shteti, ndërsa 30% e familjeve që marrin ndihmë ekonomike paga mesatare është 3425 lekë në muaj. Shkaqet kryesore që e rendisin Qarkun e Shkodrës në një gjendje të tillë, sipas një studimi të bërë nga vetë drejtues të Qarkut janë disa.
Ndërkohë që drejtuesit e Qarkut, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse për numrin e madh të papunësisë akuzojnë qeverisjen socialiste. Ja si shprehet Loren Luka, kryetar i Qarkut.
Mendoni se ka rol politika në numrin e të papunëve në Shkodër?
Po, patjetër, politika ka një rol të padiskutueshëm. Qeverisja e majtë e ka ndjekur një politikë kundër punësimit në Shkodër. Kështu mungesa e energjisë elektrike ka bërë që të falimentojnë 700 biznese, mungesa e infrastrukturës dhe mungesa e theksuar e rendit, deri në vitet 2000, ka ndikuar së tepërmi në situatën e krijuar sot që e radhit Shkodrën si qyteti me papunësinë më të madhe në Shqipëri. Gjithashtu edhe mungesa e politikave të punësimit dhe mos financimi i projekteve kanë ndikuar.
Cila mund të jetë zgjidhja?
Aktualisht, ne kemi sensibilizuar ambasadat e huaja dhe komunitetin e huaj, për të investuar në Shkodër, për të sjellë në këtë qytet investitorë nga vendet e tyre, në mënyre që qyteti të dalë nga kjo situatë. Për këtë, ne kemi zhvilluar disa takime me këto përfaqësi të huaja dhe shpresojmë se do ta ndihmojnë Shkodrën.
Të ardhurit
Një numër i madh të papunësh janë të ardhur nga zonat rurale dhe nuk janë të regjistruar si banorë të qytetit të Shkodrës. Kështu vetëm në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës që banohet nga të ardhurit janë rreth 120 familje të paregjistruara me mesatarisht 3 të papunë secila.
Ish-ndërmarrjet
Në 28 ndërmarrje që ishin para viteve ‘90 ishin të punësuar 90% e forcës së punës, ndërsa kanë kaluar 14 vite dhe asnjë qeveri nuk mendoi për t’i vënë në punë këto ndërmarrje. Po kujtojmë se vetëm uzina e telit e kabllove në Shkodër që ndodhet dhe sot në gjendje pune por aktualisht pa punëtorë, do të kishte mbi 2000 punëtorë.
Shkaqet e papunësisë
1.Mungesa dhe parregullsia në furnizimin me energji elektike
2.Shkëmbimi i pakët ekonomik me rajonet fqinje
3.Mungesa e infrastrukturës rrugore lidhëse
4 .Mungesa e masave nxitëse për zhvillimin e biznesit 5.Shija jo e mirë që kanë lënë gjobat ndaj biznesmenëve të fuqishëm që janë detyruar të largohen nga qyteti.
Të dhëna
26 mijë
të papunët në Qark
18 mijë
të papunë në qytet
700 biznese
të mbyllur nga dritat
33% e popullsisë
856 lekë/muaj për person
30% e familjeve
3425 lekë/muaj për familje