Kurthi i Ministrisë, nis ulja e mbi 200 gradave
22/12/2004 Ose lë gradën që ke, ose dil në lirim. Këto janë mundësitë e zgjedhjes që kanë përpara rreth 180 oficerët e policisë që parashikohen të ulen në gradë me të trokitur viti 2005. Rrugë të mesme nuk do të ketë për asnjë prej tyre, megjithë vitet e shumtë të punës që kanë në radhët e bluve. Urdhri i ministrit do të vihet në zbatim menjëherë, pasi buxheti i vitit që vjen në drejtim të pagave është llogaritur me ndryshimet e mësipërme.
Problematika
Burime të besueshme nga Ministria e Rendit Publik bëjnë të ditur se kanë qenë këshilltarët e Igli Toskës më së shumti, ata që nxorën në dritë idenë e uljes në gradë të 180 uniformave të rolit të mesëm dhe atij të lartë. Duhet të pranohet fakti se dikasteri blu është bërë disa herë shesh përjashtimesh, qarkullimesh e uljesh në detyrë. Kësisoj, nuk ka si mos vërehet fakti që një numër i konsiderueshëm punonjësish kryejnë aktualisht detyra që nuk u takojnë. Tipologjia e kësaj problematike ofron vetëm 2 raste. Një oficer me gradë të lartë kryen një detyrë me të ulët se ajo që i takon dhe një tjetër që mban një funksion më të lartë se ajo që i ofrojnë spaletat. Duke iu referuar sistemit piramidë, që synon të zbatohet për gradat në polici, reforma në fjalë do të ketë karakteristikat e asaj franceze, nga e cila është adaptuar.
Projekti
Nuk mund të mbajë emër tjetër veçse kurth i hartuar me shumë mjeshtëri. I njëjti grup pune, që ka ideuar uljen e gradave për oficerët, përpiloi dhe mënyrën optimale për t'u "mbyllur gojën". Sipas të njëjtave burime, mësohet se punonjësit e piketuar do të vihen të bëjnë një zgjidhje, e cila, gjithsesi i nxjerr të humbur. "E vetmja mënyrë për të mbajtur këtë gradë që ti posedon, është të dalësh në lirim me dëshirën tënde. Momentalisht, ne nuk kemi vende pune që parashikon të kryhen nga oficerë që kanë gradën tënde. Kësisoj, nuk mund të detyrojmë të kryesh detyra më të ulëta se ato që të takojnë. Pra, ose ik me dëshirë, duke iu gëzuar spaletave, ose do të ulim gradën që ke", këto janë të vetmet zgjedhje që do t'u shpalosen për të bërë të gjithë personave që bëjnë pjesë në listën e zezë prej 180 oficerësh të Policisë së Shtetit. Burimet shtojnë se parashikohet një numër fare i papërfillshëm i oficerëve që do të mbrojnë "nderin". Kusuri që mbetet do të "çojnë ujë në mullirin e Toskës", duke pranuar të lenë gradat.
Pjerin Ndreu, ish-kreu i Komisionit për gradat
Në periudhën e implementimit të gradave, kreu i Komisionit përkatas ishte nëndrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Pjerin Ndreu. Ky i fundit drejtonte grupin e punës, ku merrnin pjesë dhe një sërë funksionarësh të tjerë të Ministrisë së Rendit. Ndër ta dhe zëvendësministri i asokohshëm, Thoma Jano. Pas largimit të Ndreut nga Policia e Shtetit, dikasteri blu e akuzoi zyrtarisht për shkelje në procesin e dhënies së gradave. Kryekomisari reagoi gjithashtu publikisht, duke pretenduar se ishte rrekur të vinte në jetë sistemin piramidë të gradave.
Policët, ankesa te Avokati i Popullit
Ndërsa dikasteri blu e konsideronte sukses implementimin e gradave, te Avokati i Popullit vërshuan një lumë uniformash të pakënaqur për vlerësimin. Një numër shumë i madh efektivash të policisë, arritën të merrnin gradën e merituar, vetëm falë ndërhyrjes së bërë nga Ermir Dobjani.