E Diel, 1 Nëntor 2026

Rishqyrtohet projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 12:51

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë të martën se partnerët e koalicionit nuk kanë disponim që të largohen nga koalicioni, kurse hyrja e një subjekti tjetër, vetëm sa do ta forconte koalicionin qeverisës.

Ai bërë këtë koment pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ka caktuar seancën e radhës së Kuvendit për 22 dhe 23 shtator, në të cilën ndër të tjera do të shqyrtohet edhe Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, i cili para pak kohësh i është rikthyer Qeverisë së Kosovës.

Jakup Krasniqi nuk ka dashtë të komentojë për këtë ligj, përderisa merret vesh se Lëvizja Vetëvendosje e ka kundërshtuar prapë, dhe e ka konsideruar si një tallje me Kuvendin nga ana e Qeverisë.

Ndërkohë Jakup Krasniqi i pyetur për mundësinë e një koalicionit të ri me AAK-në, nuk ka dashur të komentojë nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit, por me gjithë atë ka thënë se partnerët e koalicionit nuk kanë disponim që të largohen nga koalicioni, kurse hyrja e një subjekti tjetër, vetëm sa do ta forconte koalicionin qeverisës.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›