E Diel, 1 Nëntor 2026

WL: SHBA, pavarësia e paevitueshme - Jeremic ia krisi të qarit

Nga Express më 13 shtator 2011 në ora 11:08

Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic, në fillim të dhjetorit të vitit 2007 është ballafaquar me qëndrimin amerikan se Serbia patjetër duhet ta njohë Kosovën nëse dëshiron integrimet evropiane.

Në takim me ambasadorin amerikan në Kombet e Bashkuara në New York, Alejandro Daniel Wolff, Jeremic mëson se Kosova do të jetë e pavarur.

“Ambasadori Wolff i ka thënë Jeremicit të emocionuar se ‘kemi arritur në fund të rrugës’ - pavarësia e Kosovës është e paevitueshme. Serbia duhet të ballafaqohet me këtë realitet. Nëse vendosni ndryshe, kjo do të shkonte në dëm të Serbisë”, citohet t’i ketë thënë Wolff shefit të diplomacisë serb.

Jeremic, sipas kabllogrameve të publikuara nga WikiLeaks, nuk është përmbajtur nga emocionet: e ka mbuluar fytyrën me duar, meqë kishte filluar të qante. Më pas largon duart nga fytyra e tij, duke thënë se e ka “kuptuar porosinë”. (Zhurnal)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›