E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeprokurorja Ina Rama informon ministrin britanik, Coaker, mbi punën e prokurorisë



Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë, znj. Ina Rama, priti dje në një takim ministrin e Shtetit për Policinë, Krimin, Sigurinë, Antiterrorin dhe Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Vernon Coaker. Prokuroria e Përgjithshme, znj. Ina Rama, njohu fillimisht ministrin Coaker me rolin e organit të Prokurorisë, si dhe me prioritetet e punës së Prokurorisë Shqiptare. Gjithashtu, znj. Ina Rama e ka informuar z. Coaker me raportet mes Policisë Gjyqësore dhe prokurorëve për hetimin e çështjeve. Ministri i Shtetit për Çështjet e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, z. Coaker, është njohur nga Prokuroria e Përgjithshme edhe me sfidat e organit të akuzës shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, funksionimin e strukturave të posaçme që janë pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Njësisë Antikorrupsion. Ndërsa nga ana e tij, z. Coaker ka përshëndetur punën e Prokurorisë në rritjen dhe forcimin e pavarësisë së tij si institucion, punë e cila sipas tij, konsiderohet si një element kyç në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›