E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakrohet 1 grua në Qafë Thanë, Policia: Ka gjetur vdekjen nga goditja me gurë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mbasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se viktima, e seksit femër rreth 35- vjeç, identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur, është gjetur e masakruar në Qafë Thanë.
 

Ka qenë një bari i cili e ka identifikuar viktimën poshtë një ure, për të cilën policia tha se rezulton se është vrarë me gurë, pikërisht aty ku është gjetur.
 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjeherë efektivët e policisë, ndërsa trupi i viktimës është transportuar drejt morgut, ku do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes dhe identitetin e viktimës.
 

Po ashtu, drejt Pogradecit janë nisur edhe ekspertë të kriminalistikës nga Tirana, pasi nuk përjashtohet që viktima të jetë edhe nga qytete të tjera të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›