Kryeqytet, 300 milionë lekë shkojnë për asfaltimin e 34 rrugëve
Me miratimin e buxhetit për vitin 2009 hapet drita jeshile e Fondit të Komunitetit, një fond prej 300 milionë lekësh, i cili do të bëjë të mundur sistemim-asfaltimin e më shumë se 34 rrugëve dytësore dhe tretësore në kryeqytet, të listuara për ndërhyrje nga vetë qytetarët në dëgjesat publike. I gjithë procesi ka të bëjë me një sërë ndërhyrjesh që Bashkia e Tiranës do të realizojë përgjatë vitit 2009. Projekte të tilla komunitare kanë një vijë udhëheqëse të përbashkët, pjesëmarrjen e qytetarëve në “ndërtimin” e qytetit, duke nxjerrë në pah gjithashtu, atë që konsiderohet jetësimi i tij. Këto ndërhyrje, të cilat do të marrin udhë këtë vit, të shtrira nga qendra në periferi, dëshmojnë atë raport special që Bashkia e Tiranës ka ndërtuar me komunitetin dhe qytetarët e saj. Votimet e qytetarëve, përgjatë dëgjesave publike që u realizuan si një meritë e argumenteve të tyre, kanë udhëhequr drejt këtyre “operacioneve” publike, ku vetë banorët kanë shprehur mënyrën e tyre të të parit të qytetit dhe më shumë se kaq, atë që ata duan në lagjet ku jetojnë. Për specialistët, këto ndërhyrje do t’u japin komuniteteve një stil të vërtetë polifonik. Gjatë vitit 2009, shumë projekte të rëndësishme pritet të marrin jetë. Kështu, pas përfundimit të akseve kryesore, në qytet do të vijojë ndërhyrja e thellë me mobilimet urbane, ku do të përfshihen hapësirat publike dhe akoma më shumë kënde “Dua të luaj”, që përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës. Në investimet për 2009-n, koncepti i Tiranës me shumë qendra do të zgjerohet më tej, me hapësira të tjera urbane që do të rehabilitohen dhe rikualifikohen, për t’u bërë kështu qendra të reja tërheqëse për banorët.
I Njësia bashkiake nr. 1 Sistemim-asfaltime
Sistemim-Asfaltim i Rr. "Agush Gjergjevica" dhe Rr. "Aleksandër Kondo".
Sistemim-Asfaltim i degëzime të Rr. "Dhimitër Kamarda ".
Sistemim-Asfaltim i rrugëve tek Pallatet nr. 135-137,nr.70 Rr. "Ali Demi”.
Sistemim-Asfaltim i rrugëve tek Pallatet nr. 4,9,11,11/a, Rr "Mihal Grameno" dhe tek Pallatet nr. 21,23,25,2, Rr. "Idriz Dollaku".
Sistemim-Asfaltim i rrugëve tek Pallatet 3 kat,5 kat, "Shkozë"
II Njësia bashkiake nr. 4,3,8 Sistemim-asfaltime
Sistemim-Asfaltim i segmentit lidhës te Rr." Selaudin Zorba"
Sistemim-Asfaltim i Rr."Abedin ÇiçIi."
Sistemim-Asfaltim i degëzimeve te Rr."Aleksandër Moisiu" dhe Rr."Myslym Keta".
Sistemim-Asfaltim Rr."Ram Sadria."
Sistemim-Asfaltimi Rr. “Frederik Shiroka”(lidhja me Rr. "DalipTopia”) Sistemim-Asfaltim Frederik Shiroka” me Rr. “Dalip Topia”
Sistemim-Asfaltim i Rr. “Teli Ndini”, në 2 segmentet e tij.
Sistemim-Asfaltim i Rr. “Ali Baushi”.
Sistemim-Asfaltim i Rr. Saraçëve.
Sistemim-Asfaltim Rr."Haxhi Ibrahim Dalliu".
Sistemim-Asfaltim Rr."Besim Daja".
III Njësia bashkiake nr. 7,6,5,10 Sistemim-asfaltime
Sistemim-Asfaltim Rr."Ana Komnena",Rr."Bernardo Bilota", Rr."Femi Agami".
Sistemim-Asfaltim Rr." Ali Bakiu".
Sistemim-Asfaltim Rr. "Berit Beker".
Sistemim-Asfaltim i rrugëve terciare ne bllokun e pallateve midis Gardës-Fakultetit Juridik-Dr. e tatimeve"
Sistemim-Asfaltim i degëzimeve te Rr. " Vaso Pasha ".
Sistemim-Asfaltim i Rr. "Brigada VIII ".
Sistemim-Asfaltim i Rr. "Reshit Çollaku".
Sistemim-Asfaltim zona tek pallatet mbrapa shkollës "Q.Stafa". Perfsihre ne Bllokun 17
Kanalizimi (KUZ) zona (pallati 192), mbrapa Ambasadës polake. Perfsihre ne Bllokun 17
IV Njësia bashkiake nr. 9,11,2 Sistemim-asfaltime
Sistemim-Asfaltim Rr. e Muzakëve (Pranë pallateve Almak).