E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse të Pushkatuarit dhe të Burgosurit Politikë nuk po dëmshpërblehen?

Liço ÇALAJ
Në një shkrim në gazetën Albania, që e kishte bërë një ish i persekutuar prej Shkodër Loces, unë si i burgosur politik dua që këtij zotërie ti heq një vërejtje të rëndë. E para në këtë Shqipëri nuk ka të persekutuar qysh në vitin 1991, duhet që ta dijë mirë çdokush duke filluar nga media e shkruar dhe vizive që mos ta përdorim më fjalën persekutim. E para se është fjalë e huaj frëngjisht që do të thotë Mundim, dhe e dyta që në Shqipëri ka vetëm dy shtresa të vërteta që janë të prekshme:
Të pushkatuarit politikë që janë 5560 dhe të burgosurit politikë që janë 8500 nga viti 1945-1990. Kush flet ndryshe, është komunist, i paditur dhe kriminel.
Tani do flasim për të pushkatuarit politikë. Ata e dhanë jetën për demokracinë dhe kaq, por pasojat i hoqën trashëgimtarët e tyre nga viti 1945 deri sot. Të flasim pak për Kjarët, në sistemin monist kishte një lloj dënimi që quhesh Internim, tani çfarë kuptojmë me fjalën internim. Pra internimi përdorej për këto kategori njerëzore. E para të gjitha familjet që jetonin nëpër fshatra, buzë kufirit shqiptar, ne rast se u ikte ndonjë person nga familja, menjëherë familja e këtij të arratisuri internohesh 5 vjet në vendet Myzeqare. Pra kjo familje këto 5 vjet sigurisht që do punonte në bujqësi dhe e detyruar të paraqitej dy herë në ditë tek polici për apel. Kur mbaronte 5 vjeçari, polici e lajmëronte këtë familje që duhej të largohej për në fshatin e saj në malësi. Atëherë çfarë ndodhte: kjo familje refuzonte që të kthehej tek fshati i saj për arsye se aty në Myzeqe merrte 250 lekë ditën e punës dhe hante 12 muaj bukë gruri, kurse po të vinte në malësi do merrte 25-30 lekë për ditë pune dhe do hante bukë misri 12 muaj. Tani çfarë ndodhi. Këto familje që internoheshin për 5 vjet dhe kur mbaronte 5 vjeçari bëheshin vendalinj, se ishin punëtorë ferme, mirëpo çfarë na ndodhi: Më 1991 këta morën statusin sikur kishin bërë 30 vjet internim dhe në 1992 Partia Demokratike u dha favore të mëdha. Po jap një shembull klasik, në vitin 1993 Presidenti i kohës nxori një dekret ku thuhej: Të gjithë të internuarit e Shtyllasit të strehohen me preçedenc. Kjo ishte skandaloze për arsye se Parlamenti shqiptar i përbërë prej 250 deputetësh vendosi unanimisht që të burgosurit politikë të merrnin: pafajësinë, paret kesh, komoditet (shtëpi falas), ndërsa Presidenti i kohës u jepte shtëpi të internuarve.
Çfarë dua unë të sqaroj me këtë rast, unë dua të them që të persekutuar të vërtetë janë trashëgimtarët e të pushkatuarve politikë, se në fakt këta ishin dhe janë të persekutuar, këta qëndruan 30-40 vjet në internim dhe fëmijët e tyre mbetën të pa ditur. Mirëpo sistemet që kanë qenë nga 1991 deri sot në 2009 kanë vepruar sipas interesave të tyre, duke zgjedhur edhe njerëzit që kanë bërë luftën brenda llojit dhe po vazhdojnë edhe sot.
Në vitin 1992-1993, kryetar i shoqatës të të burgosurve politikë ka qenë Osman Kazazi. Mirëpo këtë e hoqi sistemi i kohës për arsye se kërkonte që të Burgosurve Politik të Shqipërisë tu jepeshin paret kesh, se kështu kishte vendosur Parlamenti Pluralist me ligjin 7514 dhe njëkohësisht edhe komoditetin (shtëpinë falas) mirëpo kjo nuk i interesonte qeverisë të kohës, kështu që vendosën ta hiqnin atë, dhe sollën një tjetër që e bënte më mirë luftën brenda llojit, kjo u pa se u prek më dorë, ka plot 17 vjet që po merren me fjalë fluturake.
Këtë shkrim po e bëj që mos të përdoret më fjala Persekutim për arsye se të persekutuar ka qenë e gjithë Shqipëria dmth 3 milion banorët e saj, kështu që duhet të dëmshpërblehen të gjithë këta, megjithatë e kanë reduktuar në 26500 të persekutuar, kjo shifër nuk është absolutisht e vërtetë. Edhe një herë Shqipëria ka 8500 të burgosur politik me dosje dhe 5560 të pushkatuar politik që do të dëmshpërblehen trashëgimtarët e tyre dhe pik. Shifra e zmadhuar prej 26500 është bërë me qëllim që të merrte vesh Europa dhe të kontribuonte me ndihma, kjo u bë ashtu siç e bëri Enver Hoxha në vitin 1946 në Paris në Konferencën e Paqes që tha se Shqipëria ka 28000 dëshmorë dhe për këta dëshmorë Enveri mori shumë ndihma ekonomike, ku në fakt Shqipëria ka 2200 dëshmorë, kush nuk beson ti hipi makinës dhe të shkojë nëpër rrethe dhe ti numërojë nëpër varrezat e dëshmorëve, se janë nëpër vendet e tyre. Kurse për të Burgosur Politik është dhënë interpelancë nga Ministri i Drejtësisë i vitit 30 shtator 1991 ku tha përpara 250 deputetëve që Shqipëria nga viti 1945-1990 ka pasur 8500 të Burgosur Politik me dosje. Kush e lëviz këtë shifër është mashtrues dhe kriminel për arsye se kjo rritje ka pasoja katastrofike se deri më sot ka ndikuar negativisht se dëmshpërblimi është i pamundur, dhe kjo fjalë e pamundur e ka prurë deri më sot këtë katrahurë. Unë në shkrimin që bënte Gjeto Vocaj u befasova kur përmendte dy ministrat e Berishës, Ministrin e Drejtësisë dhe Ministrin e Financave, që të dy këta ministra nuk kanë asnjë farcë që të flasin për dëmshpërblimin e të pushkatuarve dhe të burgosurve politik të Shqipërisë për arsye se këtë çështje madhore e ka vetëm një njeri në dorë, ky njeri quhet Sali Berisha që ka një fuqi gjigande për arsye se ky njeri është i vetmi në glob që e hap shishen nga fundi dhe jo nga tapa siç është e natyrshmja.
Unë do ta filloj që nga fillimi. Më 30 shtator 1991 në Parlamentin Plural Shqiptar u vendos që të burgosurit politikë dhe të pushkatuarit politikë dmth (trashëgimtarët e tyre) të marrin tre gjëra:
E para pafajësinë që do të thotë statusin, gjë të cilën nuk e kemi marrë akoma për arsye se grupi i interesit që përfaqësonte këtë shtresë ka bërë luftë brenda llojit.
E dyta do të merrnim paret kesh në dorë ashtu siç u dëmshpërblyen të burgosurit politikë të vendeve të Lindjes, edhe kjo u anashkalua.
E treta ishte komoditeti (shtëpi falas) për të gjithë të burgosurit politikë të Shqipërisë pa dallim si qytetar dhe fshatar mirëpo kjo nuk u realizua për arsye se për fshatarin thanë grupi i interesit që ata kanë lopë dhe nuk u takon shtëpi dhe me këtë u bë një abuzim i pa parë në Shqipëri, se shtëpitë u shitën, kështu që vetëm 2% e të burgosurve morën shtëpi falas.
Të gjitha këto atribute që u vendosën në Parlamentin Shqiptar më 30 shtator 1991 e patën jetën shumë të shkurtër, dmth 5 muaj, kështu që ky sistem nuk pati kohë për zbatimin e saj. Por çfarë ndodhi i dashur lexues: Më 3 prill 1992 bën mbledhjen e parë Parlamenti i Partisë Demokratike, dhe fjala e parë që është thënë në atë kohë ka qenë: Të kemi kujdes nga Ballistët dhe Regalistët se po morën pushtetin këto dy parti do të na presin kokat. Me këtë rast u përmbysën ato vendime që ishin marrë në parlamentin e 30 shtatorit 1991 me Ligjin 7514. Në 1992 Partia Demokratike nxori ca ligje të tjera që dëmshpërblimi të bëhesh me letra me vlerë dhe shtëpi të merrnin të parët të internuarit, arsyeja ishte se të Burgosurit Politik 8500 ishin dmth kjo shifër ishte e papërfillshme në lidhje me votimet e ardhshme, kurse të internuarit ishin një shifër shumë e madhe dmth 50000-60000 vota, dhe këtu u përqendrua Partia Demokratike. Atëherë çfarë ndodhi: të Burgosurit Politik u anashkaluan dhe u lanë në harresë të plotë, se edhe grupet e interesit punonin në favor të sistemit dhe bënin Luftën brenda llojit. Në vitin 1993 doli një Kod Penal ku ndër të tjera në Nenin 57 të tij thoshte që: Të Burgosurit politik do dëmshpërblehen me 3400 lek të reja për ditë burgu dhe 5000 lek të reja për ditë Hetuesie, edhe kjo nuk u zbatua kurrë. Sigurisht çdo sistem 4-8 vjet e ka jetën e tij, pastaj nderohet dhe fillon një zakon i ri,  kur e mori pushtetin Partia Socialiste grupi i interesit u kompromentua me të dhe ja ktheu tytën topit ashtu siç thoshte sistemi në fuqi, që paret tjua japë partia Demokratike, kur erdhi sistemi i PD në fuqi në vitin 2007 në fuqi ku thotë që të gjithë të Burgosurit dhe të Pushkatuarit  Politik do të shpërblehen me nga 2000 lek të reja për ditë burgu dhe përsëri kjo pjesë do të pjesëtohet për 8 pjesë, që shumica e të Burgosurve nuk do të arrijnë ti marrin, për arsye se janë të moshuar dhe do të vdesin. Kurse për të pushkatuarit u tha që do të paguhen vetëm për 8 vjet me 2000 lek për ditë, plus këtyr

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›