Kryeregjistruesi jep vendimin për pronat që janë me mbivendosje
Publikohen vendimet për ankesat e para që kanë marrë firmën e Qirjakos. Vendimet sipas qyteteve dhe procedurat e mëtejshme që duhet të ndjekin qytetarët
Laureta Rryçi
Kryeregjistruesi Arben Qirjako jep verdiktin e tij për ankesat e para për mbivendosjet. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë se kujt i përkasin këto vendime dhe çfarë është vendosur për këto kërkesa. Ankesat vijnë nga të gjitha rrethet e vendit dhe kryesisht bëhet fjalë për sipërfaqe të konsiderueshme trojesh. Prej këtyre pronave, të gjitha këto familje kanë qenë në konflikte me njëra-tjetrën prej vitesh. Ndaj vendimit të Qirjakos të gjitha këto familje kanë të drejtë të apelojnë brenda 30 ditëve.
Urdhri
Pak kohë më parë, kreu i Zyrës qendrore të Pasurive të Paluajtshme të Pasurisë, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me Akt të Marrjes së Tokës në Pronësi figuron e regjistruar në regjistrat e Zyrës së Regjistrimit mbi bazën e dublikatës do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në Zyrën e Regjistrimit si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt. Pas këtij urdhri, në çdo rast që do të paraqitet në ZVRPP për regjistrim me dublikata, regjistruesi duhet ta refuzojë këtë regjistrim. Një kopje e këtij urdhri është afishuar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ZVRPP-ve, një kopje u është dërguar qarqeve, komunave, bankave të nivelit të dytë që operojnë në treg si dhe rast pas rasti personave të interesuar.
Procedura
Këshilli i Ministrave, në fillim të këtij viti miratoi procedurën që do të ndiqej për fshirjen e mbivendosjeve. Falë këtij vendimi pritej që shumë prej qytetarëve të humbin pronësinë mbi ato prona që kanë marrë regjistrimin duke abuzuar me ligjin. Pas këtyre vendimeve po jepen dhe frytet e para të këtij ligji. Ndërkohë mësojmë se numri i kërkesave për mbivendosje ka qenë shumë i lartë në të gjitha zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Në rastet e regjistrimeve të kryera në kundërshtim me Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe me nenet 192-197 të Kodit Civil, (për regjistrime të kryera pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil). Në rastet kur për të njëjtën pasuri janë bërë dy a më shumë regjistrime, të cilat nuk kanë rrjedhur nga njëri-tjetri, duke krijuar mbivendosje. Në këtë rast fshihen regjistrimet e kryera pas regjistrimit të parë, kur ky i fundit është në përputhje me nenet 192-197 të Kodit Civil. Fshirja e regjistrimeve kryhet nga kryeregjistruesi, me kërkesë të regjistruesit të zyrës përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas përcaktimeve të bëra në Ligjin nr. 8485, datë 12.4.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, në nenin 10 të Ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar dhe në përputhje me përcaktimet e këtij udhëzimi. Kryeregjistruesi bën fshirje të regjistrimeve të bëra pas regjistrimit të parë, kur për të njëjtën pasuri ka më shumë se një regjistrim, pavarësisht faktit se për çdonjërën prej tyre, pas regjistrimit në origjinë (për herë të parë të titullit të pronësisë) janë kryer një apo më shumë transanksione, pjesore apo për të gjithë pronën dhe pavarësisht nëse ndonjëri apo të gjitha këto regjistrime janë të kryera në regjistrat e ish-Hipotekës apo regjistrat e krijuara nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.
Identifikimi
Identifikimi i rasteve të mësipërme të regjistrimeve bëhet, kryesisht, nga regjistruesi, nga punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurisë së paluajtshme, gjatë shqyrtimit apo përpunimit të dokumentacionit, në zbatim të rekomandimeve të dhëna në raportet e kontrollit, të kryera nga organet shtetërore të kontrollit, ose me kërkesë të palëve, të cilat preken nga këto regjistrime. Punonjësit e zyrave të regjistrimit të pasurisë janë të detyruar që, çdo herë që shqyrtojnë dokumentacion, përpunojnë praktika të aplikuara nga shtetasit në sportele, ofrojnë apo kryejnë një shërbim si ato të parashikuara në Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, të verifikojnë nëse për regjistrimin përkatës të pasurisë ekzistojnë kushtet e paligjshmërisë, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2 të këtij udhëzimi. Nëse rezulton një gjë e tillë, atëherë çështja i referohet regjistruesit në formë të shkruar duke treguar hollësisht rrethanat dhe shkakun ligjor të paligjshmërisë. Në rast të kundërt bëhet shënimi përkatës sipas pikës 7 të këtij udhëzimi, ku të tregohet mungesa e mbivendosjeve apo kundërligjshmërisë, data dhe autorësia e kryerjes se verifikimit. Ky shënim bëhet pjesë e dosjes dhe u nënshtrohet verifikimeve eventuale të mëvonshme. Në rastet kur identifikimi i kundërligjshmërisë bëhet nëpërmjet kërkesës së palëve të interesuara që mund të preken prej saj, regjistruesi, përveç procedurës së verifikimit, të parashikuar në pikën 4 të këtij udhëzimi, verifikon edhe legjitimitetin e kërkuesit, nëse është titullar i një regjistrimi në cilësinë e pronarit, subjekt shtetëror, që ka në administrim apo pronësi ose Avokati i Shtetit. Kërkesa paraqitet e shkruar, sipas formularit tip të miratuar nga kryeregjistruesi. Në rastet kur regjistruesi është vënë në dijeni, sipas pikës 3 të këtij udhëzimi dhe ka identifikuar kundërligjshmërinë, sipas pikës 2 të këtij udhëzimi, duhet të kryejë këto veprime: a)Verifikon elementet e rastit të vënë re, aktit të regjistrimit/ve të kryer, për efekt të plotësimit të kushteve të regjistrimit, të përcaktuara në Ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe në nenet 192-197, të Kodit Civil. b)Verifikon në regjistër, evidenton dhe saktëson radhën kronologjike të regjistrimit të pronësive në ZRPP, në varësi nga radha e dorëzimit, të dokumentacionit ligjor në këtë zyrë, për rastet e krijimit të mbivendosjeve, pavarësisht faktit se kur është hartuar apo ka dalë titulli i pronësisë dhe kur janë bërë shënimet në regjistër.
Vendimet për rastet e mbivendosjeve
Kërkues: Liljana Koçollari, lindur dhe banuese në Korçë
Kundër: Anesti Stillo, lindur dhe banues në Korçë
objekt: Fshirje të regjistrimit, për shkak mbivendosje, të pasurive nr.4/656 dhe nr. 4/657, ZK 8561 të regjistruara në pronësi të familjes Stillo
Vendimi: Miratimin e pjesshëm të Vendimit nr. 01, datë 13.03.2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë; edhe urdhërimin e kryerjes së fshirjes së regjistrimeve si më poshtë: a. Fshirjen e pjesshme të pasurisë me nr. 4/656 të regjistruar në vol. 31, faqe 195 me sipërfaqe 302 m2 (nga hedhja e saktë e saj) vetëm për sipërfaqen S2, prej 87 m2, me kufij; V. pasuria nr. 4/657 J. pasuria 4/656 (pjesa që ngelet pas fshirjes së pjesshme) P. Pasuria 4/469, 4/276 L. pasuria 4/276. b. Fshirjen e plotë të pasurisë. 4/657 të regjistruar në vol. 31, faqe 196 me sipërfaqe 223 m2 (nga hedhja e saktë e saj), me kufij; V. pasuria 4/470 J. pasuria 4/656 P. Pasuria nr. 4/469 L. pasuria 4/276 në ngarkim të subjektit/subjekteve: Venerika Stavri Stillo, Zhaneta Stavri Stillo, Mihallaq Stavri Stillo, Zinevia Stillo, Dhimitraq Stillo, Donika Stillo, Vangjeli Stillo, Petraq Stillo, Anesti Stillo, Loreta Stillo, Mirsa Adhami, Mirjeta Leka, Kostaq Ropi Mano, Gjergji Ropi Mano dhe Kozeta Ropi Mano. Heqjen e masës së pezullimit për pjesën prej 215 m2, që ngelet e lirë pas fshirjes së pjesshme të pasurisë në ngarkim të Mariglen Stillos dhe Enton Stillos.
Vendimin: nr. 41, datë 25.04.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, që i përket subjektit.
Subjekti/subjektet: Lamçe Begaj me adresë: Plug, Lushnjë
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë;
Vendimi: I. Lihet në fuqi Vendimi nr. 41, datë 25.04.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Lushnjë dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen e regjistrimit të kryer në kundërshtim me ligjin
Kërkues: Aleks Gjoni, lindur dhe banues në Sheq i Madh, Fier
Kundër: Ferik Sollaku, lindur dhe banues në Sheq i Madh, Fier
Subjekti: Fshirje të regjistrimit të kryer në pronësi të Ferrik Hekuran Sollaku
Vendimi: Mosmiratimin e vendimit nr. 04, datë 15.05.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Pa1uajtshme Fier dhe urdhërimin e kryerjes së fshirjes së
regjistrimeve si më poshtë: - Fshirjen e regjistrimit të pasurisë nr. 116/2, ZK 3981 në ngarkim të subjektit/subjekteve Ferik SOLLAKU
Kërkues: Gastor Agalliu, Tiranë
Kundër: Trashëgimtarëve të Salo Pashaj (Mysade Pashaj, Bego Pashaj, Kanan Pashaj, Bekim Pashaj, Merdali Pashaj, Brahim Pashaj, Viron Pashaj, Arben Pashaj, Arian Pashaj), me adresë Vlorë
Subjekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë me përshkrimin truall dhe ndërtesë me sipërfaqe 225 m2, në emër të trashëgimtarëve ligjor të Salo Pashaj
Vendimi: Lënien në fuqi të Vendimit nr.4, datë 26.02.2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirje të pjesshme të regjistrimit të pasurisë nr. 23/188,ZK 8306 me përshkrimin "truall me sipërfaqe 230 m2, ndërtesë 180 m2" të bërë në emër të Sulo Pashaj si dhe të gjitha regjistrimeve të kryera në bazë të këtij regjistrimi në ngarkim të subjekteve: Mysade Pashaj, Bego Pashaj, Kanan Pashaj, Bekim Pashaj, Merdali Pashaj, Brahim Pashaj, Viron Pashaj, Arben Pashaj, Arian Pashaj)
Kërkues: Melpomeni ZENO, lindur në Sarandë dhe banuese në Shkodër
Kundër: Altin Stillo Premti, lindur në Berat dhe banues në Sarandë, Krisanthi Spiri, lindur dhe banuese në Sarandë, Minella Zeno, lindur dhe banues në Sarandë, Shoqërisë "ELKRI" shpk me qendër në Sarandë, Nustret Çepe, banues në Delvinë
Objekti: Fshirje të regjistrimit për shkak mbivendosje të pasurive të regjistruara në pronësi të Altin Stillo Premti, Krisanthi Spiri, Minella Zeno, Shoqërisë "ELKRI" shpk dhe Nustret Çepes
Vendimi: Miratimin e Vendimit nr. 4, datë 04.04.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Sarandë dhe urdhërimin e kryerjes së fshirjes së regjistrimeve si më poshtë:
a. Fshirjen e pjesshme të pasurisë së regjistruar në regjistrin hipotekor nr.l, ZK 8641, në favor të shoqërisë "ELKRI" shpk me kufij;V. Melpomeni Zeno J. Krisanthi Spiri P. Melpomeni Zeno
L. Melpomeni Zeno
b. Fshirjen e plotë të pasurisë së regjistruar në regjistrin hipotekor në nr. 3. në favor të Nustret Çepes, V. Krisanthi Spiri
J. Melpomeni Zeno, P. Melpomeni Zeno, L. Melpomeni Zeno.
c. Fshirjen e pjesshme të pasurisë me nr. 24/49 është regjistruar
në favor Minella ZENO me kufij: V. Melpomeni Zeno dhe "ELKRI" shpk J. Pallate shtetërore dhe trashëgimtaret e Vathia Baxherit
L. Melpomeni Zeno P. Trashëgimtarët e Vathia Baxherit
d. Fshirjen e pjesshme të pasurisë me nr. 24/57 të regjistruar në favor të Altin Premti.
Subjekti: Arben Kajolli, Natasha Ndreca
Me objekt: Refuzimin e kërkesës për fshirje të regjistrimit të bërë në favor të Arben Kajollit, me përshkrimin "Truall me sipërfaqe 1113 m2"
Vendimi: 1. Mosmiratimin Vendimit nr. 3, datë 18.04.2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Fier dhe urdhërimin e fshirjes të regjistrimit të kryer me përshkrimin "truall me sipërfaqe 1113 m2" në ngarkim të subjektit Arben Kajolli.
Subjektet: Trashëgimtarët Rripaj: Shaqe, Kole, Marije, Paulin, Luigj, dhe Leonard Rripaj, banues në Lagjen "Tre Heronjtë", Shkodër
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; ZK 8593, me përshkrimin "truall me sipërfaqe 188 m2 dhe 188 m2 ndërtesë", regjistruar në regjistrin hipotekor
Vendimi: Mosmiratimin e vendimit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. ZVRPP Shkodër të orientojë palën e interesuar të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm ligjor, për pasurinë e regjistruar dhe pasi të kryejë verifikimet në terren, të korrigjojë regjistrimin e kryer në favor të trashëgimtarëve Rripaj.
Subjekti/subjektet: Shoqëria tregtare "ITAL DRURI" shpk me përfaqësues Nuri Hasa
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë "truall"
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit më datë 06.06.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Elbasan dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen e regjistrimit të kryer në kundërshtim me ligjin
Kërkues: Pëllumb Shpata (përfaqësues i znj. Ladife Shpata)
Kundër: Petrika Mano, Fredi Zhegu, Miril Pero, Gjergji Pojani, Kristaq Çule, Lefter Koroveshi, banues në qytetin e Korçës
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurive të mëposhtme për shkak mbivendosje me pasurinë e regjistruar
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit më datë 07.06.2008, të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë dhe refuzimin e kërkesës për fshirje që u përket subjekteve të mësipërme (Pano etj.)
Subjektet: Rushit Mullaraj, me adresë: Dragot, Tepelenë
Rudbe Isaraj, me adresë: Dragot Tepelenë
Objekti: a) Fshirjen e regjistrimit të kryer për truallin me sipërfaqe 300 m2 në favor të Rushit Mullaraj, b) Fshirjen e regjistrimit të kryer për truallin me sipërfaqe 300 m2, në favor të Rudbe Isaraj
Vendimi: Ndryshimin e vendimit nr. 1, datë 11.04.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Tepelenë dhe urdhërimin e fshirjes regjistrimit të kryer në; pasuri me përshkrimin "truall me sipërfaqe 300 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 40m2", në ngarkim të subjektit Rushit Mullaraj.
Subjekti: Nesti Vasil Kola, Roskovec Fier, Vasil Kola, Roskovec Fier, Dritan Vasil Kola, Roskovec Fier
Objekti: Fshirje të regjistrimeve të pasurive; në emër të Nesti Vasil Kola, në emër të Vasil Kolës dhe të Dritan Kolës
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit datë 18.01.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Fier dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen e regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin
Kërkues: Salvator Martini dhe Elisabeta Jakaj, lindur dhe banues në Shkodër
Kundër: Mike1 Çeka dhe Enjel Çeka, lindur e banues në Shkodër
Objekti: Fshirje të regjistrimit për një sipërfaqe prej 200 m2, të kryer në favor të Mikel dhe Enjel Çekës
Vendimi: Mosmiratimin e vendimit numër 2, datë 24.01.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër. Heqjen e masës së pezullimit për pjesën tjetër të regjistrimit të pasurive të sipërshënuara
Kërkues: Isa Kuta
Kundër: Arjan Pilika dhe Takina Adami, Terez Bumçi dhe Ester Bonati etj.
Objekti: Fshirje të regjistrimit për një sipërfaqe 15,3 m2 prej pasurisë në pronësi të Perikli Truja, Arjan Pilika, Takina Adami, Stefan Herczegh, Marie Bonati, Aleksander Bonati, Anton Bonati
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1, datë 30.11.2008, të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Durrës, dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirje të regjistrimit
Kërkues: Arjan e Nexhmije Durrësi
Kundër: Arjana Pilika dhe Takina Adami
Objekti: Fshirje të regjistrimit për një sipërfaqe 319 m2 prej pasurisë së regjistruar në pronësi të trashëgimtarëve të Spiro dhe Tom Truja, që janë Arjana Pilika dhe Takina Adami
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 2, datë 08.02.2008, të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Durrës dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirje të pjesshme të regjistrimit për një sipërfaqe 329 m2, që i përket Arjana Pilikës dhe Takina Adamit.
Subjekti: Avdulla Esat Kellekçiu, Lagjja "Muzakaj" Berat
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë; me përshkrimin "truall me sipërfaqe 380 m2 truall nga e cila 100 m3 ndërtesë", në emër të Avdulla Esat Kellekçiut
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1, datë 11.03.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Berat dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen e regjistrimit të kryer në kundërshtim me ligjin.
Kërkues: Tonin Jaku dhe Ded Llesh Jaku
Kundër: Mark, Shtjefën, Mrika dhe Liza Smaçi
Objekti: Fshirje të pjesshme të regjistrimit të pasurisë; fshati Pllanë, rrethi Lezhë
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1, datë 26.02.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Lezhë dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen të pjesshme të
regjistrimit të kryer në kundërshtim me ligjin. Përsa i përket pjesës tjetër të pasurisë, e cila është regjistruar në favor të subjektit të mësipërm, të kërkohet plotësimi i dokumentacionit konform kërkesave të Rregullores së Punës në Zyrat të Regjistrimit nr. 184, datë 08.04.1999.
Subjektet: Petrit Ibrahim Ziri, Besnik Adem Qemolli, Besim Deli Ziri, Lagjja "Punëtori" Fushë- Krujë Borizanë, Rrethi Krujë
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë nr. 2/102+1-1 pasurie, ZK 1664, të bërë në Volumin 4, faqe 227 më përshkrimin "Apartament me sipërfaqe totale të pasurisë 364.5 m2, nga e cila 75.5 m2 ndërtesë", në emër të Besnik Qemolli. Për pasurinë me përshkrimin "truall me sipërfaqe 130 m2", në emër të Petrit Ziri. Dhe për pasurinë me përshkrimin "truall me sipërfaqe 128 m2", në emër të Besim Zirit.
Vendimi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 1, datë 11.03.2008 të regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit Krujë dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për fshirjen e regjistrimit të kryer në kundërshtim me 1igjin.
13 Dhjetor 2008