Oferta unike festive për klientët e rinj dhe ekzistues Vodafone
Tiranë - Në këtë pragfestash fundviti, Vodafone ofron paketa speciale për thirrje dhe sms në planet tarifore me parapagesë dhe ato familjare me kontratë të cilat e bëjnë komunikimin më të lirë se kurrë dhe të përshtatshëm ndaj nevojave të ndryshme të klientëve tanë. Për të gjitha aktivizimet e reja të Vodafone Card, klientët Vodafone do të përfitojnë 500 lekë kohë fillestare bisede, ndërkohë që për aktivizimet e reja të VF Club klientët do të përfitojnë 400 lekë kohë fillestare bisede dhe 500 SMS brenda VF Club. Gjithashtu, dhuratat Vodafone do të jepen për të gjitha aktivizimet e reja të Vodafone Club, Vodafone Card dhe numrave me kontratë. Oferta është e vlefshme për një kohë të limituar.
Për të gjithë klientët VF Club, të cilët do të duan të dërgojnë urimet e fundvitit përmes sms-ve, Vodafone prezanton VF Club SMS, 500 sms me vetëm 500 lekë (me TVSH) duke telefonuar në short code 15136. Për klientët Vodafone, të cilët dëshirojnë të flasin sa më shumë gjatë muajit dhjetor me miqtë e tyre brenda grupit VF Club, Vodafone ofron VF Club Extreme për të folur deri në 1000 minuta në muaj brenda grupit VF Club. Për klientët Vodafone Card, Vodafon prezanton promocionin VF Card for All, i cili u mundëson klientëve tanë të flasin me të gjitha rrjetet kombëtare deri në 120 minuta në muaj. Krishtlindja është një festë e rëndësishme familjare dhe Vodafone u mundëson të gjithë klientëve me kontratë që do të aktivizojnë brenda muajit dhjetor 2008 një nga paketat familjare VF F500, VF F1100, VF F1700 ose VF F2800 dhe krijojnë për një familje mundësinë që të përfitojnë 120 minuta të përbashkëta brenda familjes me vetëm 700 lekë. Me promocionet Vodafone të fundvitit mund të flisni me këdo, të dërgoni sa më shumë sms e të festoni me mijëra dhurata të dizenjuara posaçërisht për ju. Për më shumë informacion rreth promocioneve të fundvitit mund të telefononi shërbimin me klientin 139, 140 ose të vizitoni www.vodafone.al.
13 Dhjetor 2008