Pesë gjyqtarët që do të gjykojnë dosjen e ministrit Basha
Shorti me gogla që përcaktoi kolegjin penal që do të gjykojë dosjen e bujshme. Pas katër javësh do të nisë gjykimi i çështjes për të gjithë të pandehurit
Laureta Rryçi
Tiranë - Përzgjidhet kolegji penal i përbërë nga 5 gjyqtarë që do të gjykojnë ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha, në Gjykatën e Lartë. Shorti me gogla zgjodhi gjyqtarin Spiro Spiro si relator të dosjes “Durrës-Kukës”, ku Basha dhe ish-zyrtari i Ministrisë së Transporteve, Andi Toma, do të gjykohen për “shpërdorim detyre” dhe “pabarazi në tendera”. Ky është rasti i parë që 10 vjet pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998, Gjykata e Lartë gjykon një ministër në detyrë. Shorti me gogla përcaktoi dje trupin gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, të cilët do të gjykojnë ministrin e Jashtëm Lulzim Basha dhe ish-zyrtarin e tij Andi Toma të pandehur në dosjen e ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës.
Shorti
Sipas shortit të hedhur në prani të të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë u caktua Spiro Spiro, i cili do të jetë relatori i çështjes, ndërsa në trupin gjykues do të përfshihen edhe gjyqtarët: Aleksandër Muskaj, Irma Bala, Besnik Ymeri dhe Perikli Zaharia. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje se gjykimi për këtë dosje pritet të nisë pas katër javësh, datë që përkon me fillimin e vitit 2009. Shefi i diplomacisë shqiptare akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera për ndërtimin e rrugës Durrës- Kukës. Ky është rasti i parë që 10 vjet pas miratimit të Kushtetutës në vitin 1998, Gjykata e Lartë gjykon një ministër në detyrë.
Akuza
Dosja “Durrës-Kukës” u dorëzua në Gjykatën e Lartë për gjykim më 5 dhjetor 2008, pas më shumë se 17 muajsh hetimi. Lulzim Basha akuzohet për shpërdorim detyre dhe pabarazi në tendera gjatë kohës që mbante postin e ministrit të Transporteve. Sipas Prokurorisë, Basha dhe ish-vartësi i tij, Andi Toma, kanë gabuar gjatë procedurave të tenderimit, përzgjedhjes së firmës fituese për ndërtimin e segmentit të shumëpërfolur Rrëshen-Kalimash. Për abuzime me fondet u hetuan dhe ish-zëvendësministri i Transporteve dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi, por më pas ato u liruan nga akuzat. Në kërkesën për gjykim, prokurori i çështjes Arben Kraja akuzoi dy të pandehurit se kanë paraqitur argumente të rreme para Këshillit të Ministrave për nevojën e përzgjedhjes së konsulentit të huaj.
13 Dhjetor 2008