Olldashi: Socialistët janë autorë të vitit 1997

07/05/2005 "E vetmja gjë që pamë në Kongresin e socialistëve ishte `Platforma Gina"
Demokratët kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat e socialistëve, të bëra gjatë ditës së kongresit, ku u theksua se PD-ja është shkaktare kryesore e tragjedisë së vitit 1997, ndaj dhe nuk duhet të vijë në pushtet. Në lidhje me faktin se një temë e tillë është përmendur gjatë të gjithë kongresit, Sokol Olldashi tha se "në teorinë e kriminalistikës ka një aksiomë, që thotë që krimenli kthehet gjithmonë në vendin e ngjarjes. Socialistët kanë qenë autorë të 1997-ës dhe më 5 maj iu rikthyen përsëri vendit të ngjarjes". Ndaj, ai ka theksuar se në zgjedhjet e 3 korrikut, shqiptarët do t'ia japin votën opozitës aktuale. Sipas tij, "e vetmja gjë që pamë në Kongresin e socialistëve ishte `Platforma Gina` e magjistarit të bashkisë, që së fundi është kthyer në një arushë të zbutur të zotit Nano, që mund të hajë edhe karamele". Ai ka shprehur qëndrimin se elektorati do të besojë në strategjitë dhe platformat që ka parashtruar Partia Demokratike si dhe Komiteti i Orientimit të Politikave. "Qytetarët po na besojnë ne për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ne po shfaqim në mënyrë të qartë që jemi serioz në evidentimin e problemeve, se jemi serioz në gjetjen e zgjidhjeve të duhura", tha Olldashi. Ndërsa i ka cilësuar të pavërteta deklaratat e Nanos se opozita abuzon me shifrat, ndaj dhe nuk mund të realizojë investimet e premtuara. Olldashi thekson se strategjitë janë të studiuara dhe do të realizohen të plota, në rast se opozita do të fitojë pushtetin.