Kryesia e LSI-së mblidhet për organizimin e fushatës zgjedhore
Hartohet strategjia për forcimin e strukturave dhe degëve të LSI-së. LSI-ja ka nisur prezantimin e kandidatëve kryesorë në zgjedhje
Shaban Sulçe
Lëvizja Socialiste për Integrim “ndez motorët” për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Kryesia e LSI-së është mbledhur dje në një mbledhje, ku rendi i ditës ka qenë hartimi i një plani organizativ për fushatën e ardhshme elektorale. Organizimi dhe forcimi i strukturave të LSI-së në prag të vitit zgjedhor është konsideruar mjaft i rëndësishëm nga LSI-ja, e cila duke udhëhequr koalicionin “E majta për integrim” do të hyjë në zgjedhje me objektivin e vetëm për t’i fituar ato. Në këtë mbledhje është diskutuar rreth koordinimit të përgatitjeve elektorale midis sekretarëve Organizativë të LSI-së në 12 qarqet e vendit me strukturat bazë dhe ato drejtuese të LSI-së.
Kandidatët
Ndërkohë, Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur fushatën e prezantimeve të kandidaturave të saj në zgjedhjet e ardhshme. Tri ditë më parë, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, prezantoi Nasip Naçon si kandidat të LSI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në rrethin e Skraparit. Naço është përzgjedhur nga Kryesia e LSI-së si sekretar Organizativ për qarkun e Beratit. Në takimin e zhvilluar në Skrapar, kryetari i LSI-së Ilir Meta deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të fuqizohet shumë në të gjithë Shqipërinë dhe se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të siglojnë fitoren e saj në të gjithë vendin. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, pritet gjithashtu që gjatë kësaj periudhe të prezantojë edhe disa kandidatura të tjera në rrethe të ndryshme të vendit.
Sekretarët rajonalë
Gjatë këtyre muajve të fundit Kryesia e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka miratuar 12 sekretarë rajonalë, të cilët do të udhëheqin dhe drejtojnë përgatitjet për fushatën e ardhshme zgjedhore për të 12-të qarqet e vendit. Kështu, Kryesia e LSI-së ka përzgjedhur si sekretarë rajonalë Pjerin Ndreun për qarkun e Shkodrës, Petrit Vasilin për qarkun e Elbasanit, Dritan Prifti për qarkun e Fierit, Nasip Naçon për qarkun e Beratit, Monika Kryemadhin për qarkun Dibër, Viktor Tushën për qarkun Lezhë, Brizida Gjikondin për qarkun Vlorë, Mishel Papakozmain për qarkun Korçë, Kujtim Hoxhën për qarkun Gjirokastër, Sokol Axhemin për qarkun Kukës si dhe Iliaz Labin për qarkun Durrës. Ndërkohë në qarkun e Tiranës përgatitjet dhe fushata zgjedhore do të udhëhiqet nga kryetari i LSI-së Ilir Meta.
17 Tetor 2008