Ngelin në klasë, masakrojnë drejtorin
• Dy nxënës të shkollës së mesme profesionale "Muharrem Çollaku" në qytetin e Pogradecit dhunojnë drejtorin e tyre.POGRADEC / JORGJETA GJANÇIKjo ndodhi në korridorin e shkollës, në momentin që drejtuesi i saj po përpiqej t'i qetësonte adoleshentët pas një debati të ashpër që ata kishin pasur më parë me mësuesen e tyre kujdestare. Eshtë kjo një ngjarje e rrallë në mjediset e shkollave të këtij rrethi që ka tërhequr vëmendjen e masës së mësuesve, nxënësve dhe prindërve në qytetin e Pogradecit. Incidenti i rëndë ka ndodhur ditën e mërkurë, por vetëm dje është bërë e ditur nga strukturat e arsimit në këtë rreth. Mësohet se shkak i acarimit të adoleshentëve ka shërbyer komunikimi prej mësueses kujdestare, dy nxënësve të vitit të tretë se ishin mbetës në klasë për semestrin e parë. Kjo masë ishte marrë pasi adoleshentët e kishin tejkaluar numrin e mungesave në orët e mësimit. Dy adoleshentët, D.H. dhe M.M. me moshë 17-vjeçare janë irrituar dhe e kanë fyer e kërcënuar mësuesen. Menjëherë mësuesja është larguar nga klasa drejt zyrës së drejtorit të shkollës për të shprehur shqetësimin e saj. Nga pas e kanë ndjekur nxënësit problematikë për mungesat. Ata kur panë se mësuesja hyri në zyrën e drejtorisë ndalën në korridor dhe po prisnin daljen e saj nga zyra për ta goditur. Në këtë moment ka dalë në korridor drejtori i shkollës, Pavli Prifti dhe iu është afruar për t'i qetësuar. Por dy adoleshentët, duke qenë të acaruar e kanë goditur atë me sende të forta në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Siç është bërë e ditur, për këtë qëllim u kanë shërbyer ato sende që kishin rrëmbyer në klasë teksa donin të godisnin mësuesen kujdestare. Kanë qenë mësues të tjerë të shkollës, por edhe disa nxënës, që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin. Dy adoleshentët janë larguar nga shkolla drejt banesave të tyre. Kallëzimi në polici rreth ngjarjes është pasuar me ndërhyrjen e uniformave blu për ndalimin e dhunuesve të drejtorit të shkollës. Që ditën e parë pas konfliktit u shoqërua në mjediset e Komisariatit të Policisë së Pogradecit, M.M., ndërsa dje në mëngjes është shoqëruar edhe adoleshenti tjetër, me inicialet D.H. Pas marrjes në pyetje ata po ndiqen në gjendje të lirë. Ndërkohë mësohet se drejtori ka marrë plagë të lehta që nuk përbëjnë shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore. Është akti i rëndë i goditjes së tij që do t'i çojë dy adoleshentët drejt bankave të të akuzuarve në gjykatë nën akuzën e rrahjes së drejtorit të shkollës për shkak të detyrës.4 ditemë parë është shënuar incidenti i rëndë në ambientet e shkollës së mesme profesionale të Pogradecit, ku nxënësit rrahën drejtorin e tyre2 nxenestë vitit të tretë, të cilësuar mbetës për semestrin e parë të këtij viti shkollor janë protagonistët e dhunës, duke u proceduar penalisht