E Shtunë, 31 Tetor 2026

“ProCredit Bank” hedh në treg ofertën e saj më të re

• "ProCredit Bank", me rastin e festave të fundvitit ka hedhur në treg ofertën e saj më të re, duke ofruar norma më të larta interesi për të gjithë kursimtarët.Kush do të hapë një depozitë me afat në lekë apo në euro gjatë periudhës 15 dhjetor 2007-15 janar 2008, do të përfitoni një interes prej 0.5% më të lartë mbi depozitën, ose 10% më shumë nga ajo e ofruar më parë, pavarësisht nga shuma që depozitohet. Interesi më i lartë do ofrohet për depozitat me afat në lekë dhe euro 6 dhe 12-mujore. Çdo depozitë e re me afat e hapur gjatë kësaj periudhe do të përfitojë interesin 5.90% për afatin 6-mujor dhe 7.00% për afatin 12-mujor. Ndërsa interesi që do të përfitohet nga hapja e një depozite me afat në euro, do të jetë 4.10% për afatin 6-mujor dhe 4.60% për afatin 12-mujor. Njëkohësisht, që çdo transfertë që klienti bën drejt të afërmve të tij në Shqipëri, "ProCredit Bank" nuk mban komisione. Paratë mund të dërgohen nga jashtë vendit, nëpërmjet bankave korrespondente të "ProCredit Bank" me shtrirje në: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali, Greqi dhe Gjermani. Për më tepër dërgesat e emigrantëve nëpërmjet "ProCredit Bank" mundësojnë kursimin e parave dhe marrjen e një kredie nga familjarët e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›