E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesia socialiste mblidhet në Bubullimë

• Kreu socialist ka mbledhur dje kryesinë socialiste në komunën Bubullimë të rrethit të Lushnjës.Pas mbledhjes së një jave më parë në qytetin e Burrelit, kryesia miratoi materialet që do të diskutohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 22 dhjetor. Dje, Rama ka prezantuar dhe Enciklikën e III të Bujqësisë, ku ka nënvizuar se "prodhimi bujqësor është në nivelin e rreth 50% të atij të para viteve '90-të. Blegtoria ndodhet ende në kushte ekstensive, ndërkohë që popullsia rritet në mënyrë dinamike dhe bashkë me të shumëfishohet konsumi". Ky dokument, telegrafikisht pasqyron vetëm etapën e parë të programit tonë, ndër katër gjithsej, nëpër të cilat ai do të kalojë deri në maturimin e tij. Kjo fazë shërbeu për inventarizimin e situatës dhe evidentimin e problematikës në terren, duke sensibilizuar njëkohësisht shoqërinë për nevojën e një Politikë të re, që buron nga problemet e njerëzve dhe është në shërbim të tyre. "Fshati shqiptar përfaqëson një potencial njerëzish dhe burimesh natyrore shumë të rëndësishëm për ekonominë dhe zhvillimin tonë shoqëror", tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›