Pronarët kundër PR për 7501
• Ish-pronarët shprehen kundër amendamenteve të republikanëve për pronën, duke i cilësuar si të pamjaftueshme dhe si një makijazh.BLEDAR HOTISekretari i Përgjithshëm i Shoqatës "Pronësi me Drejtësi", Reshit Vorpsi, ka theksuar se "shtyrja e afateve dhe shfuqizimi i ligjit 7501 nuk e zgjidh problemin e pronës për ish-pronarët". "Nisma për shfuqizimin e ligjit 7501, i kontestuar për abuzimet ka një karakter demagogjik, sepse dikush do të marrë dafinat e suksesit mbi atë ligj që ka qenë aq shumë i debatueshëm. Qeveria thotë se do ta mbyllë këtë proces të kompensimit në mënyrë sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha mënyrat, për të pasur një fond toke të konsiderueshëm për kompensimin fizik", deklaron Vorpsi. Ish-pronarët janë skeptikë edhe me fondin e deklaruar nga ana qeverisë për tokat e lira, të cilat do të përdoren për kompensimin fizik. Shifra e deklaruar nga ministri i Bujqësisë, Gjana, se ekziston 137 mijë ha tokë bujqësore, për drejtuesit e "Pronësi me Drejtësi" nuk është e saktë. "Shifrat që hidhen sot në treg nuk janë të sakta dhe janë të gabuara, diskutohen rreth 130 mijë ha toka të refuzuara, absolutisht nuk është e vërtetë.Nëse diskutohet i gjithë ligji, apo të gjitha amendimet e zotit Madhi, vetëm mbi shtyrjen e afatit dhe shfuqizimin e ligjit 7501 dihet që nuk kemi bërë asgjë që mund t'ju ofrohet pronarëve", thekson Vorpsi. Gjithashtu ata shprehen kundër propozimeve të deputetëve për rishikimin e titujve të pronësisë të dhëna ndër vite. Parlamenti pas tre shtyrjesh pritet që të votojë të hënën për ndryshimet në ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronave", si dhe për shfuqizimin e ligjit 7501 "Për tokën". Amendimet e republikanëve për ligjin "Për kthimin dhe kompensimin e pronave" janë pranuar nga maxhoranca vetëm për sa i përket çështjes së afateve, të cilat janë tejkaluar. Madhi kërkon që Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të realizojë plotësimin e dokumenteve të ish-pronarëve, të cilët e kanë me mangësi, si për shembull hartat dhe përcaktimi i vijës kufitare. Por një kërkesë e tillë është rrëzuar nga maxhoranca. Për kreun e grupit të PR-së, Madhi, një kërkesë e tillë është pranuar edhe nga kreu i AKKP-së, por habitet se pse maxhoranca nuk e pranon një gjë të tillë. Ndërsa një çështje tjetër që Madhi insiston, është miratimi i amendamentit tjetër, që ka të bëjë me trojet mbi të cilat janë ndërtuar shtëpitë e ligjshme. Ai kërkon të realizojë ndryshimin në pikën 3 të nenit 8 të ligjit "Për kthimin dhe kompensimin e pronës". "Në rast të ndërtimeve mbi truall të bëra në përputhje me legjislacionin në fuqi, kur nuk është regjistruar pronësia e truallit, ai që ka në pronësi ndërtesën detyrohet të paguajë vlerën fillestare të truallit, sipas çmimit të parashikuar në metodikën nga Kuvendi. Në zbatim të kësaj pike pronari i ndërtimit të ligjshëm mbi truall lidh kontratën e shitblerjes së truallit me organin e autorizuar nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës", thuhet në amendamentin e paraqitur. Opozita shprehet kundër këtij propozimi, pasi me këtë ndryshim synon të realizohet një proces i dytë legalizimi. Por këto dy pika Madhi thekson se do t'i kërkojë përsëri në seancën parlamentare të së hënës pasdite, për t'u miratuar me konsensus.16 vjetLigji 7501 "Për tokën" u miratua në korrik të vitit 1991 me një konsensus politik mes PS-së dhe PD-së. Nga ky ligj janë shpërndarë 536 mijë ha tokë bujqësore137 mijeha tokë bujqësore pritet të përfitohen nga bllokimi i ligjit 7501. Nga kjo sipërfaqe 5600 hektarë tokë bujqësore ndodhet në zonën turistike në jug të vendit