E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, urimin e parë për festat e ndan me biznesin

• Presidenti Topi uri-min e parë për festat e fundvitit ia ka dhënë biznesit.Fabiola ÇelaE ndërsa paraditen e djeshme presidenti është njohur nga afër me të gjithë problematikat e biznesit, pasdite ai ka qenë i ftuar nderi, së bashku me bashkëshorten e tij, në festën tradicionale të fundvitit të organizuar nga Këshilli Administrativ i punëdhënësve shqiptarë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë dhe Konfindustria Shqiptare, festë, që u zhvillua në ambientet e bar-restorant "Austria", në Tiranë. Në festën e djeshme, ku merrnin pjesë biznesmenët më të mëdhenj të fushave të ndryshme, si dhe përfaqësues të lartë të bankave, Topi ka ndarë me ta urimin e tij të parë si presidenti i vendit, duke u pozicionuar kështu në krah të sipërmarrësve vendas. Topi, duket se ditën e djeshme ia ka dedikuar të gjithën sipërmarrjes. Por dje paradite, ai ka pasur një takim të gjatë pune me sipërmarrësit e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Takimi me sipërmarrjen ka qenë tërësisht i fokusuar në problemet e biznesit. "Qeveria miraton ligje pa u konsultuar më parë me biznesin, ose dhe kur konsultohet propozimet e sipërmarrësve nuk merren parasysh". Kështu janë shprehur dje bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë. Në këto kushte presidenti i Dhomës, Jeffrey Griffin, ka kërkuar bashkëpunimin me institucionin e presidentit. Ndërkohë që Topi e ka cilësuar si mjaft me vend kërkesën e biznesit dhe ka premtuar se do të vërë në punë të gjithë mekanizmat që disponon për të ndjekur në mënyrë integrale hartimin e një ligji, në mënyrë që të influencojë gjatë rrugës së hartimit të tij dhe jo vetëm në fund, kur duhet të formalizohet dekretimi. Jo pak herë bizneset kanë kundërshtuar ligjet e miratuara nga qeveria. Më i debatuari ka qenë ligji i Gjobave, i cili është kundërshtuar ashpër nga sipërmarrësit. Gjatë takimit, që ka zgjatur për rreth 60 minuta bizneset anëtare të Dhomës nuk kanë lënë pa përmendur edhe krizën energjetike dhe atë të naftës, e cila sipas tyre, ka rritur koston e të bërit biznes. Presidenti i Bankës Amerikane, Lorenzo Roncari, ka bërë një ekspoze të shkurtër të situatës ekonomike në vend dhe në botë, duke kujtuar faktin se kriza e naftës dhe ajo energjetike kanë rritur jo vetëm çmimet, por dhe kostot e të bërit biznes. Roncari ka kujtuar edhe rrezikun e mundshëm të sistemit bankar për të cilin jo vetëm bankat, por dhe autoriteti që i mbikëqyr, Banka e Shqipërisë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm gjatë këtij viti. Në fakt, rreziqet që mbart kriza energjetike janë evidentuar edhe në raportin më të fundit të BSH-së. Sipas saj, për shkak të rritjes së kostos së prodhimit, bizneset që kanë marrë kredi do të kenë vështirësi në shlyerjen e tyre. E thënë ndryshe, bankat nuk do të kenë mundësi të marrin paratë e dhëna si kredi dhe shumë biznese mund të shkojnë drejt falimentimit, duke sjellë efekte zinxhirë negative në ekonominë e vendit.Të zbutet klima politike, ndikon te biznesiGjatë takimit të djeshëm me presidentin Bamir Topi, zv/presidenti i Dhomës Amerikane, Edmond Leka, nga ana e tij ka ngritur çështjen e sigurimit të një klime të sigurt politike që i shërben edhe biznesit, si dhe ka vënë edhe njëherë theksin në mundësinë e angazhimit më shumë të biznesit në vendimmarrjet, sidomos kur këto të fundit prekin biznesin dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimet ekonomike në vend. Ndërsa përsa i përket diskutimeve mbi klimën e krijuar në rajon, Topi dha opinionin e tij mbi të ardhmen e investimeve në rajon, duke folur mbi mundësinë e zgjerimit të tregut rajonal dhe rritjes së investimeve në këtë treg në një kohë kur pritet edhe aprovimi i pavarësisë së Kosovës. Ky fakt u mirëprit dhe nga drejtuesit e "AmCham", një pjesë e mirë e të cilëve kanë interesa ekonomikë dhe kanë të shtrirë aktivitetin e tyre në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.Problemet e biznesit• Mosmarrja në pjesë në hartimin e ligjeve të reja ekonomike • Kriza energjetike dhe ajo e naftës kanë rritur koston e të bërit biznes • Mungesa e theksuar e energjisë, që vë në rrezik kthimin e kredive

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›