Kryesocialisti Rama, strategji për shtyrjen e zgjedhjeve në muajin shtator

Mospajisja e shqiptarëve me karta identiteti, alibia e socialistëve për bojkotin e zgjedhjeve
Partia Socialiste, nga dita në ditë po konfirmon faktin se nuk është e përgatitur për të hyrë në zgjedhjet e 28 Qershorit. Sipas burimeve brenda selisë rozë, kryesocialisti Rama duke parë se procesi i pajisjes së qytetarëve me karta identiteti është një mision i pamundur për qeverisjen Berisha, ka vendosur të kërkojë shtyrjen e zgjedhjeve. Daljet e shpeshta të Kastriot Islamit kanë si qëllim sensibilizimin e opinionit në sytë e ndërkombëtarëve për të justifikuar shtyrjen e zgjedhjeve për në fillim të shtatorit. Kryesocialisti Rama, duke parë se pajisja me karta identiteti kërcënon përjashtimin e elektoratit të majtë dhe të pavendosur, shikon si rrezik iminent zhvillimin e zgjedhjeve në këto kushte. Në fakt, problemi i pajisjes me karta rrezikon seriozisht procesin nëse llogaritim faktin që mazhoranca ka marrë masat për të pajisur militantët e saj me karta identiteti. Sipas urdhrit të Berishës, të gjithë krerët e bashkive dhe komunave, të cilët janë pjesë e koalicionit të djathtë duhet të pajisnin me karta identiteti pa pagesë të gjithë shtetasit të cilët janë lehtësisht të identifikueshëm si përkrahës të mazhorancës. Partia Demokratike, duke pasur në dispozicion të saj armatën e administratës dhe resurset ekonomike për të zgjidhur këtë problem është më e favorizuar nga të majtët, të cilët janë shumë më të fraxhilizuar dhe të paorientuar. Kreu i socialistëve, Edi Rama, duke parë se procesi i pajisjes me karta dëmton socialistët dhe të majtët në përgjithësi, ka vendosur të ndërmarrë në momentin e duhur bojkotin e zgjedhjeve, duke kërkuar shtyrjen e tyre derisa të pajisen qytetarët pa pasaportë me karta identiteti. Sipas burimeve brenda selisë rozë, shqetësimi më serioz për socialistët është mospajisja me karta identiteti, duke kërkuar si zgjedhje të vetme bojkotin e këtyre zgjedhjeve për të realizuar shtyrje afati. Në fakt, bojkoti i zgjedhjeve për Edi Ramën nuk ka për bazë vetëm faktorin kartë identiteti. Kryesocialisti Rama ka shfaqur edhe në vjeshtën e vitit 2006 simptomat e frikës së humbjes, simptoma që çuan në shtyrjen e zgjedhjeve të pushtetit lokal për në shkurt të vitit 2007. Ka qenë ndërhyrja e Nanos me takimin e bujshëm me Sali Berishën, që detyroi të majtët të hynin në zgjedhje në shkurt të vitit 2007, pasi Edi Rama kërkonte ta shtynte pafundësisht datën e këtyre zgjedhjeve. Në kushtet aktuale të krijuara, ku PS vjen më e përçarë se kurrë ndonjëherë, ku partitë e majta si LSI dhe PSV91 do të krijojnë hemoragjinë e votave të majta, por dhe prononcimi i liderit historik të të majtëve, kryesocialisti Rama e ndjen më shumë se kurrë humbjen e këtyre zgjedhjeve. Humbja e zgjedhjeve të 28 Qershorit e largon Edi Ramën përfundimisht nga Partia Socialiste duke rrezikuar seriozisht edhe karrierën e tij të ardhme politike. Dalja e Fatos Nanos në emisionin Opinion ishte paralajmërimi se një humbje në zgjedhje do të thotë trokitje e Fatos Nanos në dyert e selisë rozë. Për më shumë që rrezikun e humbjes në këto zgjedhje e shton edhe lista e socialistëve, cila nuk përfshiu emrat që kanë qenë ikonë në politikën e majtë, emra që kanë milituar për 20 vite rresht në këtë parti. Nxjerrja jashtë listave e Musa Ulqinit, Ylli Bufit, Elmaz Sherifit, Rexhep Mejdanit, Besnik Dervishit, Stefan Çipës, Flamur Hoxhës, Rapush Tolës, Pilo Kerrit, Ndriçim Hysës e Rajmonda Stefës dhe shumë të tjerëve të zëvendësuar nga anonimët e bashkisë së Tiranës, ka ndezur mërinë e të majtëve. Për më shumë që dy faktorët kyç, të cilët amplifikojnë frikën e Edi Ramës për të hyrë në zgjedhjet e 28 Qershorit, janë mungesa e emrit të Fatos Nanos, liderit historik që ka drejtuar këtë parti nga burgu i Bënçës dhe mungesa e vetë emrit të kreut të PS. Mungesa e Nanos në listë ka shtuar urrejtjen e socialistëve për vetë formacionin e kandidatëve për deputetë, të cilët për njëzetë vjet u mësuan me drejtimin e tij liberal, dhe tetë vjet provuan të mirat e pushtetit. Ndërkohë që mungesa e vetë Edi Ramës në krye të zgjedhjeve, përveç faktit që demoralizon militantët të cilët shkojnë në zgjidhej pa shefin e partisë, shton dyshimet për aferat e pista që ky njeri ka me bashkinë e Tiranës, çelësat e të cilës nuk i la as përpara një sfide kaq madhore të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, zgjedhje që determinojnë fatin e karrierës politike të kryesocialistit, por dhe fatin e jetës së qindramijëra militantëve socialistë. Në kushtet aktuale, Partia Socialiste me Edi Ramën në krye duke qenë e pasigurt në fitoren e zgjedhjeve të 28 Qershorit ka vendosur të bojkotojë, për të realizuar zgjedhje në vjeshtë, afat i cili mund të realizojë edhe pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
Last Updated on Monday, 01 June 2009 02:54