Shkodër, Luka u bëri thirrje qytetarëve të tërhiqni kartat
Në Shkodër po tregohen neglizhentë shumë qytetarë për të bërë aplikimin dhe po ashtu për të tërhequr kartat e bëra gati deri më tani. Duke bërë disa llogari për numrin e qytetarëve është parë qartë se duhet akoma një sasi e mirë njerëzish për të aplikuar për të shkuar drejt plotësimit të numërim të plotë të qytetarëve pa pasaporta që duhet të pajisen me karta identiteti.
Me këtë rast, përballë shkodranëve ka dalë kryetari i Bashkisë Lorenc Luka dhe ju ka bërë thirrje të shpejtojnë se nuk ka më kohë aplikimi, e cila mbyllet me datën 12 qershor. Luka ka thënë se të gjithë qytetarët e Shkodrës kanë mundësi ti drejtohen sporteleve për të aplikuar për kartat e identitetit sidomos ato që nuk kanë as pasaporta. Gjithashtu, Luka se shkodranët janë mjaft të vonuar por beson se ka kohë për aplikim deri me 12 qershor kur përmbyllet ky proces. Kjo gjë do të bënte që këto banorë të marrin pjesë në zgjedhje dhe ai ju është drejtuar edhe atyre që kanë aplikuar dhe nuk shkojnë të tërheqin kartën e bërë gati. Patjetër ai ka shtuar se në qoftë se nuk bëhet kjo do të ketë penalizime dhe do të humbin edhe të drejtën për të votuar ka thënë ai.
Deri tani në qytetin e Shkodrës kanë aplikuar për kartat 33 mijë qytetarë dhe janë shpërndarë 20 mijë e 600 karta, proces që po vazhdon. Por në zyrat përkatëse presin së paku 8000 karta dhe me sa duket duhen edhe 5 mijë qytetarë të aplikojnë për pikërisht kartat e identitetit, por fluksi ka rënë ndjeshëm. Kryebashkiaku Luka ka bërë një thirrje të fortë bashkëqytetarëve të tij për ti detyruar të aplikojnë dhe tërheqin kartat, sepse është vënë re qartë se neglizhenca tashmë është bërë e modës, për procesin më të rëndësishëm të identifikimit në Bashkinë më të madhe të veriut.