E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBKD-ja hap fushatën, Roshi: Prioritet, çështja kombëtare



Partia e Ballit Kombëtar Demokrat hapi dje fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me një takim me qindra qytetarë në Tiranë. Gjatë prezantimit të të gjithë kandidatëve të kësaj force politike, kryetari i saj, Artur Roshi, deklaroi se PBKD-ja sjell një listë kandidatësh që përfaqëson sot shoqërinë shqiptare. Duke folur për programin e kësaj force politike, Roshi tha se në mandatin e dytë, së bashku me Partinë Demokratike, do të ndryshohet më tej vendi, duke nisur fillimisht nga çështja kombëtare, dekomunistizimi i shoqërisë, arsimi si dhe krijimi i hapësirave të reja në tregje. “Çdo kandidat i Ballit Kombëtar Demokrat përfaqëson familjarin e përkushtuar, profesionistin e talentuar, specialistin e spikatur, aktivistin e palodhur, të motivuar për të kontribuar për gjithë kombin dhe fushat e aktiviteteve nga ata vijnë janë të larmishme dhe të gjithë janë të suksesshëm”, - deklaroi Roshi. Sipas tij, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian kërkon domosdoshmërisht rishikimin e historisë. Më mes të ceremonisë, me shprehjen “Mithat, u kry”, anëtarët e kësaj partie përshëndetën hapjen e tunelit të Kalimashit, duke e cilësuar historik. PBKD-ja garon në këto zgjedhje në koalicion me PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›