Topi: Të ndërtohet sa më shpejt unaza e Tiranës
Presidenti Bamir Topi zgjodhi dje një emision të së dielës për të apeluar në lidhje me unazën e madhe të Tiranës. Topi kërkoi nga palët që të zgjidhin sa më shpejt ngërçin dhe të nisin ndërtimin e këtij segmenti, tepër jetësor për kryeqytetin. “Kam një apel, që palët të bëhen bashkë për të ndërtuar unazën e madhe”, - tha Topi i cili u shpreh se ndonëse ky projekt është bërë që në fundin e fiteve ‘80, ende ai nuk është konkretizuar. Më tej, Topi tha se Tirana e ditëve të sotme, e cila sipas tij, po shkon në 1 milion banorë, nuk të ofron më atë që të jepte dikur. Duke evidentuar ndërtimet e shumta në Tiranë, Topi tha më tej se qyteti duhet t’i përshtatet kohës.